GRANDEMALL

Islam Rashiti jep dorëheqje nga të gjitha funksionet e klubit “Drita”

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Klubi futbollistik “Drita” nga Gjilani njofton se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetarit të bordit të klubit Islam Rashiti.

Rashiti i ka ofruar dorëheqjen Kryetarit të bordit z.Besim Ismaili dhe njoftoi se arsyeja e dorëheqjes ka qenë, bojkoti i lojtarëve, kryesia e klubit që nuk po i mban premtimet ndaj lojtarëve dhe së fundi me disa lojtarë të papërgjegjshëm që po iniciojnë bojkote, por ata janë një numër i vogël 3-4 lojtarë 2- 3 janë të shkollës tonë, prej të cilëve kemi pritur shumë ne si klub, por me dy rroga mungesë nuk munden të gjuajnë përgjegjësit tek pagat që nuk po ka sukses klubi.

Ju ka paralajmëruar Kryetari i klubit Selver Xhelili se të gjitha pagat do t’i merrni dhe ai i ka marrë që të gjitha përgjegjësit është duke u punuar në atë drejtim, e ju jeni dëshmitarë për këtë premtim. Por sido që të jetë disa lojtarë vendës e treguan fytyrën dhe dashurinë që kanë ndaj klubit duke mos mundur të manipuloni më me tifozët kinse ne e duam klubin, po shihet qartë kush e do klubin?!

Duke parë gjendjen e futbollit Kosovar në shumë klube ka vështirësi financiare, ka që nuk kanë marrë paga deri në 9 muaj, mirëpo ata e duan me të vërtetë klubin me zemër dhe për atë e mbajnë në majat e tabelës së superligës, por sido që të jetë qysh në fillim kur pranova pozitën e u.d. të Kryetarit të klubit i propozuar nga Kryetari i bordit z.Besim Ismaili për të cilin kam respekt të madh për gatishmërinë e tij që ka për klubin, e gjithë kjo ndodhi qysh para fillimit të kampionatit, pasi i shkarkuam kryesin paraprake për mos kryerjen e obligimeve ndaj klubit dhe lojtarët ishin në bojkot, që prej atij momenti sa isha unë duke udhëhequr asnjë cent nuk ju mungoi lojtarëve dhe klubit, gjë që ishit shumë të kënaqur lojtarë të nderuar, ishit në panik se po ecte mire “Drita”, mos po bëjmë përforcime të mëdha dhe kishit frikë nga konkurrenca, por sido që të jetë ne ju besuam kualitetit të juaj dhe ju kemi dhënë hapësirë juve dhe për atë arsye erdha dje në zhveshtore duke menduar se keni pak respekt, duke kujtuar se kaluat mire me mua dhe të vazhdojmë për këto dy ndeshje që kanë mbetur, kaq kishte, kurse ju e keqpërdorët hapësirën dhe nuk më respektuat mua, klubin, tifozët dhe unë nuk merrem më me lojtarë të tillë që në kohët më të vështira i shikoni interesat personale e jo se ku gjendemi në tabelë apo të nxjerrim maksimumin në këto dy ndeshje që na kanë mbetur tha Rashiti.

FIDANISHTJA

Unë Dritës i uroj suksese dhe përsëri do të jem përkrah nga tribunat dhe shpresoj shumë në qëndrimin e Kryetarit të bordit Besim Ismaili që ka paralajmëruar reforma totale në klub pas përfundimit të sezonit. Besoj shumë në Kryetarin Ismaili që unë atë e quaj njeri i hekurt, është person që ka përcjell disa kryetar dhe kryesi që kanë menduar vetëm të jenë emër në klub, vetëm a ka të interesuar të kontribuojnë, ai gjithë hapësirën e KF. “Dritës” ja liron, vetëm dhe vetëm që klubi të ecë përpara, por nuk lejon parregullsi. Ismaili ka kontaktuar disa persona që po dërgojnë fjalë përmes tifozëve ja ka ofruar gjithë hapësirë, shkurt e shqip gjitha kompetencat, vetëm që t’i afrohen klubit, e mos të manipulojnë me njerëz kinse na bëjmë diç më mire për klubin, por si duket janë vetëm fjalë që i shërbejnë dikujt tha Rashiti.

Kurse struktura e klubit dhe stafi teknik vlerëson veprim të ngutur nga ana e lojtarëve, tregon se nën udhëheqjen e Islam Rashitit si Ud.i Kryetarit, ka kryer të gjitha obligimet ndaj klubit, me kontrollime mjekësore, marrjen e librezave të disa lojtarëve që i kanë patur në FFK, pagat e futbollistëve, që të gjitha obligimet dhe mos të harrojmë se kemi arritur 7 pikë në katër ndeshje dmth 60% e pikëve të tubuara prej sa ka tani.

Qysh prej fillimit të sezonit vjeshtor e deri më tani 2 xhiro para fundit të sezonit, periudha sa ka udhëhequr z.Rashiti ishte më shumë se stabile. Në fillim e mori në bojkot, e stabilizoj më shumë se mirë triumfuam në turneun tradicional, gjë për ndokënd nuk është e rëndësishme, por ishte hera e parë që e ndalëm trofeun e Presidentit Selami Osmani dhe për 4 ndeshje me 7 pikë e liroi pozitën e Ud-së Kryetarit, kurse tani 2 xhiro para fundit i kemi vetëm 13 pikë dhe prapë në lojtarët të pakënaqur me paga nga kryesia e tanishme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.