Eko Higjiena

Ish- zyrtari i Ministrisë së Arsimit paditë MASHT-in

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish- zyrtari i Ministrisë së Arsimit, Abdyl Gashi vendosi ta padisë MASHT’in, pasi doli në pension. Me këtë veprim ai kërkoi dy rroga të plota nga ministria që udhëhiqet nga Ramë Buja. Tash pasi Gjykata Themelore vendosi në favor të tij, MASHT ia ka borxh këtij ish punonjësi plot 463 euro.

Vendosi të luftojë për të drejtën e tij deri në fund, dhe kjo iu shpërblye. Deri para katër vitesh, Abdyl Gashi ishte zyrtar në Ministrinë e Arsimit. Punonte si zyrtar në Zyrën e inspektimit në Departamentin e Inspektimit, derisa arriti moshën për të dalë në pension.

Por pasi arriti moshën e pensionit, Abdyli vendosi ta padisë ministrinë ku punonte, dhe ia doli mbanë. Fillimisht iu drejtua Komisionit të Ankesave që punon në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Por e kotë, shkruan Express.

Komisioni kurrë nuk ia kthye Abdylit një përgjigje. Ishte kjo arsyeja që e ka shtyrë këtë ish zyrtar të MASHT’it, të kërkojë ndihmë edhe më tutje. Kur pa se komisioni po hesht, Abdyli vendosi që lëndën e tij ta qojë para organeve të drejtësisë.

United Hospital

Iu drejtua Gjykatës Themelore tek e cila kërkoi që tija sigurojë hiq më shumë se dy rroga. Dhe kështu ndodhi.
Vetëm një muaj pasi Abdyl Gashi paditi MASHT’in, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që tija aprovojë kërkesën e këtij pensioneri. Ministria e Arsimit tash ia ka borxh Avdylit plot 463 euro.

“Aprovohet si e bazuar kërkesëpadia e Abdyl Gashit nga Prishtina, ndaj të cilit Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si e paditur detyrohet që në emër të shkuarjes në pension tija paguajë dy paga në shumë prej 463 euro e 84 cent”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.

E për ta marrë këtë rrugë, të ushtrojë padi kundër vendit të punës, Abdyli iu referua ligjeve në fuqi. U mbështet në Marrëveshjen Kolektive të miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, e cila i jep të drejtë secilit punëtor që pasi të dalë në pension të kërkojë kompensimin e dy apo tri pagave të fundit.
Tash ka mbetur që MASHT tija deponojë sa më shpejtë të hollat në llogari këtij ish- punonjësi. Sepse sa më shumë vonohet kamata vjen duke u rrit. Kjo pasi Gjykata Themelore pos që i dha të drejtë ish- punëtorit të ministrisë, vendosi edhe një kamatë për MASHT’in.

“MASHT detyrohet pa paguajë kamatëvonesë në shkallën prej 3.5 për qind nga dita e marrjes së këtij aktgjykimi e deri në pagesën definitive”, thuhet në vendim. Përveç Gjykatës Themelore të Prishtinës, ky aktgjykim u ndoq për së afërmi e u përfaqësua edhe nga Ministria e Drejtësisë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.