Eko Higjiena

Ish-ylli i Man. Utd: Januzaj si Ronaldo

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish ylli i Manchester United, Quinton Fortune, i ka thur lavde talentit kosovar të kësaj skuadre, Adnan Januzaj. Madje, ai ka shkuar aq lart, sa që ka thënë se Januzaj do të bëhet si Cristiano Ronaldo. “Të gjithë në klub e dinë se ai është i veçantë”, ka thënë Fortune për mediat në Angli.

“Vetbesimi dhe besimi që ka ai para lojtarëve tjerë, këtë e kam para disa vitesh dhe po ashtu mendoj se ai është duke luajtur në një nivel të lart tani, ai ka mentalitet të njëjtë. Januzaj ka aq shumë vetëbesim në aftësitë e tij gjë që është vështirë ta gjesh tek lojtarët tjerë të rinj këto ditë. Ai më kujton Ronaldon kur kishte arritur në ‘Old Traford’, shtoi Fortune.

Mobi Casa

Tutje, ai thekson se Adnani do të bëhet lojtari kryesor në United dhe shpreson që kjo të ndodh. Januzaj ditë më parë vazhdoi kontratën edhe për pesë vjet, për çka Fortune është optimist se lojtari mund të shkojë hapave të Ronaldos.

“Nëse Adnan mund të ndjek atë që bëri Ronaldo, do të ishte e pabesueshme për atë dhe klubin. Adnani ka ekzaktësisht mentalitetin e njëjtë. Nuk mendoj se Ronaldo kishte më pak vetëbesim, prandaj ai sot është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Adnani është lojtar fantastik, prandaj pritet që nga ai të vijnë edhe shumë të mira”, përfundoi Quinton Fortune…(Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.