UBT

Ish udhëheqësi i “Intelektualëve” Besim Ismaili unifikues

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas disa javëve pakënaqësi ndërmjet tifozëve më të flakët në rajon dhe KF Dritës ndërpritet bojkoti.

Me iniciativën e Besim Ismailit dhe angazhimin e disa prej ish udhëheqësve të Intelektualëve në vitet që lamë pas Hamdi Behluli, Armend Matoshi, Erkan Mustafa , Shpend Sylejmani, Besim Kadriu , Arian Berisha , Milot Rukovci , Fisnik Sylejmani, Erand Pajaziti, Adhurim Jakupi mbajtëm një kuvend zgjedhor ku morën pjesë mbi 1000 Ultras.

Sipas një komunikate nga KF Drita Besim Ismaili propozoi për një fond të intelektualëve , kurse për kryetar të Intelektualëve propozoi Erkan Mustafën i cili kohëve të fundit për shkaqe familjare dhe fetare ka pushuar aktivitetin, pranë intelektualëve, por nuk ka ndaluar duke ndjekur ekipin e tij te zemrës.

Me kërkesën e Besim Ismailit, zoti Mustafa u zgjodh Kryetar me 100 % të votave kurse kunderkandidat nuk ka pasur. Gjithashtu në këtë takim është krijuar edhe fondi i Intelektualëve.

Mobi Casa

Sipas Ismailit i cili kohëve të fundit është angazhuar në klub si nënkryetar i bordit për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e klubit , bashkëpunimet rajonale janë tentativa të ndryshme dhe në të mirë të sportit. Sipas tij janë marrë iniciativa së bashku me të lartpërmendurit për të gjetur zgjidhje ndërmjet klubit dhe tifozëve, derisa sipas tij arsyeja për të qenë Erkan Mustafa në krye të Intelektualëve është e thjeshtë sepse është rritur me Dritën.

Kryetari i sapozgjedhur Erkan Mustafa i kënaqur që ja besuan kreun, tha se “E dua Dritën me zemër i dua Intelektualët me shpirt dhe për atë kam pranuar kreun me një kusht, të jemi Intelektual të vërtet pa probleme , fyerje, mos të ketë në stadium Ultras të dehur, të shfrenuar, të kemi nën kontroll situatën dhe do të bashkëpunojmë me Policin e Kosovës. Jam i kënaqur me angazhimin dhe kontributin për tejkalimin e problemeve nga ish udhëheqësit tanë si Besim Ismaili i cili vërtet po na bën të ndihemi vërtet Intelektual, dhe të tjerët.

Erkan Mustafa ka thënë se së shpejti do të zgjedhim edhe kryesinë afatgjate që do të jetë gjithëpërfshirëse.

Mustafa premton spektakël dhe i fton Torcidat në ndeshjen e radhës kampionale në mes të Dritës dhe Trepçës 89 që do të zhvillohet të mërkurën në Gjilan. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.