GRANDEMALL

Ish refugjatja kosovare, themeluese festivali teatror në Zvicër

/ 11 minuta lexim
ARKATANA

Gjyle-Julie Krasniqi, themeluese dhe drejtuese e festivalit zviceran të teatrove të secondove, flet për albinfo.ch lidhur me përvojat e saj si ish refugjate, evoluimin e shqiptarëve në Zvicër etj.

Gjyle Krasniqi ka ardhur në Zvicër nga Kosova para më shumë se 25 vitesh, si vajzë ende e mitur, e përndjekur politikisht. Ka më shumë se dhjetë vite që ajo ka bashkëthemeluar dhe drejton festivalin e njohur zviceran të teatrove të secondove. Në intervistën për albinfo.ch. Krasniqi tregon për peripecitë e fillimeve si migrante, për jetën paralele të gastarbeitereve të dikursëm shqiptarë në Zvicër, për sukseset dhe për ngecjet e komnitetit shqiptar këtu si dhe për festivalin të cilin e ka ngritur në këmbë.

„Në fund të viteve të tetëdhjeta bashkë me një pjesë të familjes u arratisëm nga Kosova për shkaqe politike. Motra ime, atëherë studente, ishte larguar para meje. Jetonte në Luzern me burrin e saj, po ashtu shqiptar, nga Maqedonia. Ata më organizuan arratisjen në Zvicër ku dhe u sistemova për një kohë, më ndihmuan edhe financiarisht meqë të dy punonin. Kjo ishte arsyeja kryesore pse unë erdha në Luzern. Nga ana tjetër Zvicra njihej si vend demokratik dhe më i sigurt se vendet tjera të rajonit, fillon rrëfimin e saj të ardhjes në Zvicër për albinfo.ch Gjyle (Julie) Krasniqi.

«Me historinë time të dokumentuar edhe në Amnesty International si e përndjekur politike në moshë të mitur, fitova edhe simpatine e shumë zviceranëve po thuaj në të gjitha institucionet me të cilat kam pasur kontakt. Në një mënyrë apo tjetër solidarizoheshin me mua. Kjo e bënte rastin tim më të veçantë».

„Zvicrën e njihja vetëm nga Vilhelm Teli“

Por çfarë dinte vajza e re nga Llapi për Zvicrën, vendin që do të bëhej streha dhe pika e gravitetit të jetës së saj në të ardhmen? «Edhe pse tani vendlindja ime zyrtare është Luzern-i, atëherë e njihja Zvicrën vetëm nga „Wilhelm Tell“ i Shiller-it e nga ajo që kisha lexuar. Si nxënëse kam lexuar shumë, patjetër edhe për Zvicrën dhe nga autorë zviceranë duke filluar me autoren e njohur zvicerane Johanna Spyri dhe romanin e saj për fëmijë ndër më të lexuarit në botë, „Heidi“. Kështu që Zvicra ka qenë në fantazinë time që kur isha fëmijë. Luzern-i më doli edhe më i bukur se sa kisha menduar, edhe mikpritja.

Gjatë punës time jam ballafaquar me shumë paragjykime ndaj shqiptarëve, fatkeqësisht vazhdojne ende. Pa të drejtë e me të drejtë. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Por edhe shqiptarët nuk janë pa paragjykime ndaj zviceranëve, për këtë të fundit nuk flitet fare. Është tematikë më komplexe se sa mendohet. Por besoj se me kohë gjërat do të bien në vend të vet», shprehet Gjyle (Julie) Krasniqi.

Ndërsa për dallimet në mes të idesë që ka pasur për Zvicrën dhe asaj që ka gjetur me të ardhur këtu, ajo thotë: «Të flasësh lirshëm si shqiptare për çdo temë në aspektin kombëtar e atë global, pa frikë se të troket policia tek dera, atëherë ishte një emocion i papërshkrueshëm për mua. Të ecësh nëpër rrugët e Luzerni-t ditën e natën, pa frikë, pa baltë, pa tym, pa zhurmë, pa mbeturina, ka qenë jo e vetëkuptueshme, nisur nga ajo që kemi përjetuar në Prishtinë apo gjetiu. Një idil si në ëndërr.

Shqiptarët në Zvicër jetonin një jetë paralele

Nga ana tjetër të shikosh migrantët shqiptarë ashtu si edhe ballkanasit tjerë që jetojnë në ambiente të ngushta brenda mureve të banesës, parasëgjithash burra pa familje që jetojnë në baraka të padukshme, që nuk flasin gjermanisht, nuk marrin pjesë në jetën kulturore, ka qenë po ashtu e befasueshme. Klubet dhe lëvizjet politike shqiptare kishin më tepër karakter politik dhe nuk merreshin me integriminin e individit në shoqëri, shprehet znj. Krasniqi për albinfo.ch. Dy shoqëri që jetonin paralelisht e jo me njëri tjetrin. Ishin raste të rralla apo edhe s’kishte fare të shqiptarëve, as të gjeneratës së dytë, që punonin në administratë, vazhdonin gjimnazin apo studionin. Dhe kjo nuk është kohë e largët, flasim për njëzet e pesë vitet e fundit.

Ndër preokupimet e para që ka pasur znj. Krasniqi me të ardhur në Zvicër, ka qenë ndjekja e shkollimit dhe puna.

„Pas përfundimit të kursit të gjuhës, kam filluar për dy vjet në një institut privat studimet për terapi komunikimi – Schweizerische Gesellschaft für Gesprächstherapie SGGT. Në ndërkohë më pranuan në Shkollën e Lartë Sociale. Pas diplomimit në Luzern kam vazhduar studimet master për Artsmanagement ne Universitetin e Bazelit. Ndër të tjera kam punuar si këshilltare për refugjatë me lejeqëndrim në mandat të kantonit federatës dhe të komunave nën kulmin e shoqatës së mirënjohur „CARITAS“, koordinatore projekti për Justiz und Polizedepartement të Kantonit të Luzernit, docente mysafrenë Shkollën e Lartë të Luzernit, etj.“.

Portreti i Nënë Terezës „më ndihmoi“ që të më pranonin në punë!

Vlen të permendet se unë kërkova menjëherë punë, që të mos bëhem barrë e askujt. Një rastësi më ndihmoi të gjeja punë më shpejt: Shefi i atëhershëm i postës qendrore në Luzern e kishte pasur foton e Nënë Terezës në mur. Ishte senzacon për të kur kuptoi se Nënë Tereza ashtu si dhe unë, ishte shqiptare. Mendoj se kjo bëri që ai aty për aty të më thoshte se mund të filloj punën në ndrrimin e natës. Natën punoja, ditën studioja. Kjo ka qenë edhe ndër arsyet që unë jam angazhuar si këshilltare në shoqatën shqiptare „Nëna Terezë“ në Luzern dhe mbaj shumë kujtime të çmuara nga ajo kohë. Por edhe punën time e kam parë pjesërisht si mision.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me zviceranë vendës, me emrin «Gjyle» ose mbiemrin «Krasniqi», bashkëbiseduesja jonë sigurisht që do të jetë përballur edhe me paragjykime, si njeri me prejardhje të huaj.

«Ka pasur raste, sidomos në fillim. Më tepër më kanë `dërguar` nga Rusia apo Skandinavia, por jo dhe në Kosovë. Janë befasuar kur tregoja apo edhe tregoj prejardhjen time. Emri im është vështirë për ta shkruar prandaj e shqiptojnë më shume Julie. Për këtë arsye dhe i mbaj të dy emrat në komunikim», thekson Gjyle- Julie Krasniqi.

Sot, „Berishët ose Nikajt“ i gjen në çdo sferë të jetës në Zvicër

FIDANISHTJA

Fatlumërisht që nga përfundimi i luftës situata ka ndryshuar në favor të migrantëve shqiptarë me hapa që ngjajnë me zhvillimin e IPhon-eve, brenda vitit. Kështu, tashmë vijojnë studimet nëpër të gjitha universitetet, diplomantë doktorantë në drejtime të ndryshme. Në çdo sferë të jetës shoqërore i gjen Berishët apo Nikajt. Qoftë si kuadro të lartë, si mjekë, avokatë, punëtorë universiteti, në art etj. Me këtë fakt, një pjesë e ëndrrës sime është realizuar ngaqë unë që nga fillimi isha pjesë e bërjes së politikave të integrimit, thekson më tutje në intervistën e saj për albinfo.ch Gjyle/Julie Krasniqi. Në nivel nacional kam qenë shqiptarja e parë në një komision jashtëparlamentar që këshillonte edhe qeverinë për politikat e të huajve (sot: EKM), po ashtu në nivel kantoni, në Luzern“.

Ndërsa ideja për themelimin e një festivali teatrosh nuk ka ardhur rastësisht. „Para se të vazhdoja studimet për menagjere kulture, kam qenë e angazhuar në organizimin e ekspozitave apo festivaleve të filmit por edhe si moderatore. Harrova të them më lartë se është për tu theksuar se në jetën artistike ka më pak paragjykime. Arti i bashkon njerëzit më shumë. Kjo është dhe arsyeja se unë besoj fort se në art mund të bëjmë shumë ndryshime pozitive në shoqëri, kudo që jemi.

Ky ka qenë edhe leitmotivi im që të përqendrohem në teatër, shtjellon idenë e saj Gjyle Krasniqi. „Gjatë studimeve në Bazel nisëm punën me regjisorin nga Berna Peter Leu për të realizuar festivalin. Në përkrahje na erdhi dhe rektori i atëhershëm i shkollës së lartë të arteve-departamenti i teatrit (tani Zürcher Hochschule der Künste ZHdK) Peter Danzeisen dhe mbështetja financiare nga Komisioni Federal për Integrim si dhe shumë institucione tjera kulturore e asociacione të ndryshme.

Ndryshe nga sot, para 13 viteve ideja ishte të vihen në skenë temat e migracionit sidomos ato të gjenerates së dytë dhe të tretë si dhe participimi i tyre në projekte. Ishte festival nacional, projektet mund të dorëzoheshin në katër gjuhët zyrtare. Temat ishin nga më të ndryshmet por edhe grupet teatrore ishin të përziera: amatore dhe profesioniste.

„Pejzazhi i teatrit“ në Zvicër nuk mendohet pa Festivalin e Secondove

Sot, Gjyle Krasniqi konsideron se mund të ndjehet e kënaqur me zhvillimin e festivalit që ajo e ka bashkëthemeluar. „Peisazhi i teatrit“ në Zvicër nuk mund të mendohet më pa festivalin tonë, thotë Krasniqi për albinfo.ch. Pas gjashtë edicioneve të suksesshme, ishte koha për ndryshime. Tri edicionet e fundit janë të koncipuara vetëm për teatërkrijues profesionistë dhe festivali është hapur për projekte internacionale. Edhe lokalitetin e kemi transferuar nga „Tuchlaube“ Aarau kemi kaluar në „Miller’s Theater“ Zürich. Festivali ka zgjeruar programin nga pesë ditë sa ishte në 11 ditë (fillon më 22 nëntor dhe zgjate deri më dy dhjetor 2016).

Por, sa kanë qenë të pranishëm në festival shqiptarët që janë ndër komunitetet më të mëdha të të huajve në Zvicër?

Sa u përket projekteve për shqiptarët dhe nga shqiptarët, kemi pasur vetëm një projekt, në vitin 2008. Ndërsa në projekte tjera kanë participuar shumë artistë/e shqiptarë ose me prejardhje nga Kosova. Në festivalin e ardhshëm më 28 dhe 29 nëntor për herë të parë do të kemi një projekt profesionist nga Kosova respektivisht nga Ballkani, si konkurues apo mysafir, shton znj. Krasniqi.

«Tani, meqë jam duke punuar për të organizuar në Zvicër një festival për teatro profesioniste nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, bashkëpunoj me teatrin „Oda“ dhe udhëheqësin e tij artistik Florent Mehmeti. Por nuk na mungojnë edhe kontaktet me krijues teatrorë nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Krahas festivalit, Gjyle Krasniqi angazhohet edhe si producente filmi dhe teatri. Si editore mbase është heret të flas për një projekt të dytë. Por ky projekt patjetër do të ndërlidhet me shqiptarët».

Për fund, Gjyle Krasniqi thekson se kjo intervistë për albinfo.ch është e para që ajo e jep këtë vit dhe ku flet veç tjerash për ndryshimet strategjike të festivalit në krye të të cilit është prej themelimit. «Ndjehem shumë e nderuar që bisedoj me Ju dhe një medium shqiptarozviceran si albinfo. Ju dëshiroj juve dhe publikut të albinfo.ch një vit të mbarë.

Do të organizojmë në Zvicër një festival të teatrove shqiptare

Në festivalin e ardhshëm më 28 dhe 29 nëntor për herë të parë do të kemi një projekt profesionist nga Kosova respektivisht nga Ballkani, si konkurues apo mysafir, varet nga grupi programues». Tani më konkretisht, meqë jam duke punuar për të organizuar në Zvicër një festival për teatro profesioniste nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, bashkëpunoj me teatrin „Oda“ dhe udhëheqësin e tij artistik Florent Mehmeti. Por nuk na mungojnë edhe shumë kontakte me krijues teatrorë nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Edhe shqiptarët kanë paragjykime për zviceranët !

Gjatë punës time jam ballafaquar me shumë paragjykime ndaj shqiptarëve, fatkeqësisht vazhdojne ende. Pa të drejtë e me të drejtë. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Por edhe shqiptarët nuk janë pa paragjykime ndaj zviceranëve, për këtë të fundit nuk flitet fare. Është tematikë më komplekse se sa mendohet. Por besoj se me kohë gjërat do të bien në vend të vet».

(Fotot: Nique Nager)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.