Fundamenti

Ish punëtorët e “Moravës së Binqës” kërkojnë tu paguhet 20%

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ish punëtorët e “Moravës së Binqës”janë të indinjuar me vendimin e AKP-së e cila ende nuk ua ka shpërndarë 20 % edhe pse siç thonë ata regjistrat dhe listat janë të gatshme. Ne jemi buzë varfërisë e skamjes shprehen punëtorët Ukshin Ajdini, Shaban Redenica, Ramush Kamberi, Fazli Fazliu dhe Zenun Ramadani.

Janë ankuar në çdo vend e institucion, por ende nuk kanë marrë as përgjigje , e , as pagat e kërkuara nga 20%. Ish punëtorët e ndërmarrjes “Morava e Binqës” ka një kohë të gjatë që enden rrugëve e dyerve të institucioneve qendrore për të kërkuar të drejtën e tyre në ndarjen e 20%.

Ish punëtorët Ukshin Ajdini, Shaban Redenica, Ramush Kamberi, Fazli Fazliu e Zenun Ramadani thonë se janë të zhgënjyer me vendimet e vonuara të AKP-së e cila edhe pse i ka të gatshme listat dhe regjistrat ende nuk i ka qitur në llogaritë e tyre pjesën e mbetur nga 20%.

Mobi Casa

“Gjendja jonë materiale ka ardh buzë greminës. Janë bërë katër vite që është privatizuar ndërmarrja e ne ende nuk e kemi marrë shumën e mbetur nga 20 %. Nëse në një afat prej 8 ditësh nuk lëshohen këto mjetet ne do të hyjmë në grevë urie para selisë së AKP-së në Gjilan” tha për rajonipress, Ukshin Ajdini.

“Nuk e kemi dëshiruar këtë situatë, por gjendja jonë e rëndë materiale na ka detyruar që të sillemi në këtë mënyrë. Kemi mbetur rrugëve dhe të pashpresë” shprehet Ajdini./rajonipress/