Fundamenti

Ish presidenti i Shqipërisë Mojsiu, vizitoi Bujanocin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Delegacioni i gjerë i Federatës së Paqes Universale, Këshilli Shqiptar i Paqes, gjatë ditës së sotme kanë vizituar komunën e Bujanocit ku fillimisht janë takuar me Kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe ate të Kuvendit Kuvendit Jonuz Musliu raporton Lugina Press.

Gjatë qëndrimit të tyre ata sot kanë vizituar komunën e Bujanocit ku fillimisht kanë qëndruar në kabinetin e Kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Arifi së bashku me kabinetin i kanë bërë një pritje vëllezërore delegacionit të gjerë të Federatës së Paqes Universale.

Me këtë rast Kryetari Arifi e njoftoi delegacionin në fjalë për pozitën gjeografike të Bujanocit, pozitën e shqiptarëve në këtë rajon para dhe pas konfliketve të armatosura. Arifi i tha delegacionit se edhe pse shqiptarët në Bujanoc përbëjnë shumicën, megjithate deri para konflikteve të armatosura asnjëherë nuk kanë qenë në pushtet por duke iu falënderuar luftës së armatosur dhe bashkësisë ndërkombëtarë, pozita e shqiptarëve në këtë rajon është përmirësuar. Ndërsa ende kemi ngecje të shqiptarëve në inkuadrimin e tyre në insitucionet shtetërore.

Nga ana tjetër foli edhe Jonuz Musliu Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit i cili tha se jemi në një vend ku fillon shqipëria dhe Kosova, ktu është edhe istikami i parë i shqiptarëve.Musliu tha se është leht të jeëtë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë por këtu është më vështirë ngase këtu është kufiri i shqiptarëve dhe nga këtu mbrohet shqiptaria.

Mobi Casa

Ndërkaq ish presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu tha se Europa e në Veçnati SHBA-të e kanë kuptuar se duhet ndihmuar shqiptarët sepse është vepruar pa drejtësisht ndaj tyre.

Ndërkohë Delegacioni i gjerë i Federatës së Paqes, kanë vizitur edhe lapidarin e Ridan Qazimit, komndant “Lleshi” dhe Besim Faiku në Tërnoc me çrast me një minut heshtje nderuan të gjithë martirët të kombit. E më pas ata vizituan edhe muzeun e Komandt Lleshit po ashtu në Tërnoc.

Ndërakaq pas kësaj vizitë ata udhëtuan drejt Preshevës për në konferncën organizuar në Preshevë me titull “Ambasadorët e paqes-të jetosh për hir të tjerëve”. /Lugina Press/