UBT

Ish presidentet Nishani dhe Jahjaga u shpallën Qytetarë nderi të Komunës së Vitisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë me rastin e 20 vjetorit të ditës së Çlirimi, sot në sheshin e këtij qyteti ka shpallur qytetarë nderi ish- presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin dhe ish- presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e shpalljes së dy ish-presidentëve qytetarë nderi në veçanti ka folur për rëndësinë që ka 14 Qershori- Dita e Çlirimit të Komunës së Vitisë. “14 Qershori i vitit 1999, ishte dita kur qytetarët e Komunës së Vitisë, përfundimisht frymuan lirshëm nga dhuna dhe agresioni pushtues serb. Kjo ishte dita kur qytetaret e Komunës sonë pas përpjekjeve gati shekullore e realizuan aspiratën e vet nacionale për liri e demokraci.

Në këtë ditë të lavdishme, duke kujtuar të kaluarën dhe historinë, ne ia kujtojmë vetës obligimet që kemi ndaj të gjithë atyre që ranë, u sakrifikuan dhe kontribuuan për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, në këtë ditë të rëndësishme, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se obligohemi para brezave të ardhshëm që të punojmë dhe ta ndërtojmë një vend prosperues, i cili do të jetë atdheu i sigurt i qytetarëve tanë”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq Bujar Nishani, ish-president i Republikës së Shqipërisë i cili që nga mëngjesi morri pjesë në aktivitet për nder të Ditës së Çlirimit u shpreh se ai është i nderuar që sot u shpall qytetar nderi të kësaj komune në veçanti pasi siç theksoi ai këtë titull e ka pranuar bashkë me ish-presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Hidromorava

Ish-presidenti i shtetit shqiptar, Bujar Nishani pos që ju ka uruar qytetarëve vitias 20-vjetorin e çlirimit, u shpreh se në këtë vit Kosova po shënon 20 vjetorin e rezistencës popullore mbi barbarinë serbe dhe 20 -vjetorin e nisjes së një partneritetit të rëndësishëm me vendet perëndimore.

Ndërkaq biografitë e dy ish-presidenteve i ka lexuar Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira. Përndryshe sot në sheshin e qytetit të Vitisë, është mbajtur edhe një defile me mekanizmat institucionale, grupeve kulturore-artistike e sportive të kësaj komune.

Përndryshe në orët e pasdites është mbajtur edhe një aktivitet ku atdhetari vitias, Xhelil Musa është nderuar me mirënjohje për vepër jetësore nga Kryetari Haliti. Në këtë takim pos që ka marrë pjesë ish-presidenti Nishani i cili ju drejtua edhe të pranishmeve për punën e z. Musa aty kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete të tjera të cilët e kanë çmuar lartë kontributin e tij për shqiptarët.

Ndërkaq në qendër të qytetit të gjithë vullnetarët kanë pasur mundësinë të bëjnë dhurimin vullnetar të gjaku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.