UBT

Ish-Misset drekojnë së bashku

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dihet botërisht se xhelozia mes femrave është jashtëzakonisht prezente. Sidomos në ato raste kur fjala është për bukurinë. Të rralla janë ato vajza të cilat arrijnë të mbajnë shoqërinë me persona të tjerë të cilët i kanë konkurrencë. Por, ky nuk është rasti i disa nga vajzat që kanë fituar kurorën e më të bukurës së Kosovës.

Duke nisur nga miss-i i parë, Afërdita Paqarada, për të vazhduar pastaj tek Diellza Kolgeci, Njomza Rozhaja dhe Angesa Vuthaj, vërehet se miqësia shpeshherë mund të jetë mbi të gjitha.

RCCOLA

Katër bukuroshet kanë kaluar një ditë vikendi bashkë, duke drekuar këtë të shtune, në një nga lokalet e Prishtinës.

Secila prej tyre u shpreh e lumtur në rrjetet sociale për këtë drekë duke publikuar kohë pas kohe foto të tyre, e duke treguar se janë vërtetë shoqe. (ORAinfo)