FITORJA

Ish mafiozi u ligjëron menaxherëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ajo që te mafia funksionon me dekada, duhet të funksionojë edhe në cilindo biznes, mendon ish bosi i mafisë, Lou Ferrante.

Ai i ka bërë të gjitha: plaçkitje me dhunë, shantazhim, lëndim trupor, mashtrim… por asnjërën nga këto nuk i bën më. Lou Ferrante, 43 vjeçar, ka qenë një bos mafioz por tash ai është rehabilitar dhe, për më tepër, u mban ligjërata menaxherëve se si duhet të udhëheqin bizneset e tyre.

Ajo që te mafia funksionon me dekada, duhet të funksionojë edhe në cilëndo firmë, ka menduar ish bosi i mafisë Lou Ferrante dhe me këtë logjikë ai po nxjerr tashmë fitime të majme. Ky burrë nga Nju Jorku fiton 4000 euro për çdo ligjëratë që mban.

Sa ishte mafioz, ai sigurisht fitonte më shumë, por ilegalisht: “Kam kryer çdo lloj vepre penale përveç vrasjes. Këtë nuk mund ta bëj”, thotë ai.

Uji Dea

Në moshën 12 vjeçare Ferrante kishte filluar me vjedhje, si 20 vjeçar ai kishte udhëhequr një bandë të dhunshme mafiozësh. Duke rrëmber kamionët, ai fitonte brenda 10 minutash 100 mijë dollarë.

Por pas tetë vitesh të kaluara në burg, Lou bëri një thyerje në jetën e vet, vendosi të fillonte një jetë të re, si shkrimtar dhe si ligjërues. Ai ua mëson menaxherëve rregullat mafioze: “Respekto zingjirin komandues. Mos i beso secilit. Bëje qëndrimin tënd në mënyrë të pakeqkuptueshme të qartë. Shmangiu lakmisë”.

Megjithatë, Ferrante merret edhe më tutje me mafinë, ndonëse jo duke punuar për të por duke i intervistuar bosët e fuqishüem mafiozë nga Camorra e Napolit e deri te gangsterët e “18th street” në El Salvador.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.