Hidromorava

Ish-kryetari i KOSTT-it thotë se vendimi për rritje të çmimit të energjisë mund të anulohet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet.

Ai tha se nuk e di bazën ligjore për këtë, por thotë se i njëjti duhet të anulohet.

“Unë mendoj që ky vendim është para një akti të kryer. A mund të anulohet ky vendim? Natyrisht se po. Por pse s’po anulohet është se janë dy vendime, janë dy orientime: sepse në një vendim, ti e ke nxjerr biznesin në treg të lirë, vendimi për tarifat. Në momentin që është bërë shqyrtimi i tarifave dhe është marrë vendimi për tarifat, në këtë vendim e ka nxjerrë edhe biznesin në tregun e lirë. Pra duhet të anulohet vendimi për tarifat. A ka bazë ligjore apo jo që të bëhet kjo, unë nuk e di. A është e nevojshme të liberalizohet tregu? Po! Do të duhet të liberalizohet tregu. Edhe bizneset pajtohen që të liberalizohet tregu, por çka nënkupton tregu i lirë? Për momentin nënkupton diçka më ndryshme me vendet e rajonit. Marrëveshja e KEK-ut me KESCO dhe KEDS-in në këtë rast është ajo që nuk e bën joshës tregun e lirë as për qytetarin e as për biznesin, sepse e kemi një marrëveshje me një çmim jashtëzakonisht shumë të ulët në krahasim me çmimin e tregut”, u shpreh ish-kryetari i KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Klan Kosova.

Ai ka sqaruar se përse vjen deri te shtrenjtimi i energjisë elektrike, dhe kush bën kërkesë për këtë.

ARKATANA

“Kërkesa për shtrenjtim të energjisë elektrike vjen nga operatorët, si KOSTT, KESCO, KEDS-i e KEK-u, dhe operatorë të cilët janë të rregulluar për njohjen e tarifave. Dhe ZRRE është e obliguar të njohë tarifat. Çka do të thotë njohja e tarifave, të shpenzimeve? Secila kompani bën planifikimin për investime, kompanitë që bëjnë planifikimet për investime, këto investime i dërgojnë në ZRRE që t’ju miratohen. Miratimi i këtyre investimeve nënkupton ngritjen e tarifave për qytetarin dhe bizneset”, tha Mehmeti.

Ndër të tjera, ai thotë se procesi i shtrenjtimit të rrymës nuk ka qenë i planifikuar mirë nga ZRRE-ja.

“Këto duhet të parashihen dhe parashikohen. Shqyrtimi i tarifave bëhet një vit mbrapa. Nuk bëhet një vit përpara që të të lejohen ty menjëherë. Kompanitë këto mjete i marrin një vit mbrapa. Kompanitë operojnë gjatë vitit, dhe këto tarifave që mblidhen gjatë këtij viti, i marrin vitin tjetër. Pra, ZRRE gjithmonë e ka pasur parasysh se çmimet po rriten, tarifat po rriten, pse po rriten është temë tjetër, por ajo do të duhej të ishte përgatitur që të paktën të kishte një fushatë ndërgjegjësuese për konsumatorët”, deklaroi Jeton Mehmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.