FIDANISHTJA

Ish-kryeministri italian rrëfen prapaskenat e vendimit, tregon se si u vendos të sulmohej regjimi i Millosheviçit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, ka treguar vështirësinë e marrjes së vendimit për ta sulmuar ushtarakisht regjimin e Sllobodan Millosheviçit, rrjedhimisht për çlirimin e popullit shqiptar në Kosovë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka rrëfyer prapaskenat e atyre orëve dhe ditëve në diplomacinë ndërkombëtare, teksa shqiptarët e Kosovës përballeshin përditë me mizorinë e asaj strukture që udhëhiqte Serbinë.

“Gjatë jetës time politike kam takuar në dy momente të rëndësishme në historinë e Kosovës. Kur u vendos të ndërhyhet me forcë për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe për të detyruar forcat serbe të largohen nga Kosova. E kujtoj kohën e Pashkëve të vitit 1999 të cilën e kalova në Kukës duke takuar njerëz që ishin larguar nga Kosova, për të mos u persekutuar”.

Uji Dea

“Në atë kohë u binda për nevojën për të marrë iniciativën dhe për të ndërhyrë me forcë, gjë të cilën e bëmë bashkë me Bill Clinton, Tony Blair, me Francën dhe Gjermaninë. Ishte vendim i vështirë, por që edhe sot besoj se ka qenë i drejtë, meqë lindte nga nevoja për të mbrojtur jetën e shumë njerëzve dhe të drejtat e një populli”.

“U konsiderua që ishte e nevojshme të ndërhyhej në mënyrë shumë të shpejtë për të goditur forcat e armatosura serbe dhe për ta detyruar Millosheviçin që t’i hiqte ushtarët nga Kosova. Italia bëri pjesën e vet, jo vetëm duke ofruar bazën e vet ushtarake, por edhe duke marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në operacionet ushtarake të NATO-s. Nuk ka qenë e lehtë. Por unë e dhe sot jam shumë i bindur që ka qenë e domosdoshme”.

“Nuk kishte legjitimitet të plotë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare, ndaj ka qenë vendim shumë i vështirë. Ka pasur dallime edhe në qeveri, por ato nuk ishin dramatike. Unë pata thënë që do të merrja përgjegjësi personalisht – që nëse gjërat do të shkonin keq unë do të dorëhiqesha”. /klankosova.tv/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.