Fundamenti

Ish-Komandanti i FSK-së thotë se Ushtria e Kosovës duhet të blejë armatim të rëndë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Jo në pak raste pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë qenë destinacion i zhvillimeve dhe situatave më të acaruara.

I tillë ishte edhe dyjavëshi i bllokadave në Jarinë e Bërnjak dhe situata monitorohej e tëra nga ajri. Por këtë e bënin ushtarë të misionit të KFOR-it, ose serbët, pasi Kosova as nuk posedon helikopter të vet.

Tash e tutje, ushtria e shtetit mund të bëhet me mjet të tillë ushtarak, ndër të tjera pajisje që pritet të blihen me një buxhet historik të ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për 2022-ën, 100 milionë.

Kjo shifër është parë tejet pozitive nga shumë gjeneralë e ish-ministra të Mbrojtjes, por njëri nga ta tregon se mjetet fillimisht duhet të shfrytëzohen për pajisje krejt të domosdoshme që Kosovës i mungojnë ende.

“Ushtria e Kosovës tash për tash është e furnizuar vetëm me armatim personal, dhe disa snajperë. Ushtrisë së Kosovës i duhen topa të gjitha kalibrave, minahedhës të gjitha kalibrave, armë për mbrojtje kundërajrore, mjete të komunikimit dhe pajisje personale të ushtarëve shumë të kushtueshme”, thotë Kadri Kastrati, ish-Komandant i FSK-së, për Klan Kosova.

FITORJA

Megjithëkëtë destinacioni i 100 milionëve nuk do të dihet tërësisht nga publiku.

“Për shkak të specifikave e për shkak se shumë pajisje nuk ka nevojë t’i dijë gjithkush çfarë specifika ka armatimi, edhe mund t’i iket keqpërdorimit me tenderë të hapur që ka ndodh, nuk e di a ka ndodh po mund të ndodhë…”

Qeveria e Kosovës ndau 1.3 për qind të Bruto Produktit Vendor për ushtrinë, nga dy për qind sa parashihet me standardet e NATO-s. Përveç tek kjo aleancë, vendi thuhet se po tregon seriozitet me përkushtimin për mbrojtje edhe karshi fqinjëve që së fundmi nuk u kursyen nga provokimet.

“Me aeroplanë e dronë që kanë hy edhe me dronë të armatosur, dhe ne duhet t’i tregojmë fqinjit tonë Serbisë që na jemi të zotë e shtëpisë këtu”, tha ai.

Buxheti për FSK-në deri tani ka qenë afër 70 milionë në tërësi, e me buxhetin e ri, kaq mjete, pra mbi 69 milionë janë paraparë vetëm për blerje mallrash e shërbime kapitale. Viti 2024 sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve pritet ta gjejë FSK-në me buxhet 133 milionë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.