Uji Dea

Ish-kancelari dashurohet në moshën 93 vjeçare

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish kancelari gjerman, Helmut Schmidt, i cili ka humbi gruan e tij prej shtatë dekadash, ka pranuar se ka një të dashur të re. 93-vjeçari ka thënë në një spektakël gjerman se ka rënë në dashuri me një grua të ve, 15 vjet më të re se ai.

I pyetur nëse ishte i lumtur me marrëdhënien e tij të re me Ruth Loah, ai ka thënë se “lumturia është relative”.

Nuk është kurrë vonë për të dashuruar, ky është mesazhi që ka përcjellë ish-kancelari legjendar gjerman, Helmut Schmidt.

RCCOLA

Schmidt, i cili ishte kancelar i Gjermanisë Perëndimore në vitet 1974- 1982, është shumë i vlerësuar në publik. Historia e tij e re e dashurisë ka përfshirë të gjitha mediat gjermane, por jo vetëm.

I pyetur në një intervistë nga britanikja “Times” nëse Ruth, të cilën ai e njeh prej 55 vitesh ishte e dashura e tij, ai u përgjigj thjesht “Po”. Ruth ka punuar prej vitesh në zyrën e tij. Schmidt ka fituar “Kryqin e Hekurt” për kontributin e tij në Luftën II Botërore, në frontin lindor dhe atë perëndimor.