KKVITI

Ish-futbollisti i Kroacisë: Shqiptarët na dhanë mësim se si të vdesim për kombëtaren

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ish-futbollisti i kombëtares kroate, Robert Shpehar ka thënë se shqiptarët i dhanë mësim futbollistëve të Kroacisë të mërkurën në ndeshjen e Kampionatit Evropian në Hamburg.

Ai tha se Kroacia ka luajtur keq në dy ndeshjet e para.

“Keq, keq, keq, kjo është përshtypja ime e përgjithshme për lojën e kombëtares pas dy ndeshjeve të luajtura në Euro. Kundër spanjollëve, nuk luajtëm pothuajse aspak në pjesën e dytë. Në të parën kundër Shqipërisë nuk ishim askund dhe Dominik Livakoviç duhej të na shpëtonte. Nëse ai nuk do të ishte në lartësinë e detyrës dhe shqiptarët do të kishin kaluar në avantazh 2-0 nga ai rast i madh në pjesën e parë, kushedi si do të kishte përfunduar”, tha Shpehar për Jutarnji List.

UBT

“Mund të përjetojmë edhe një debakël. Sinqerisht, shqiptarët na dhanë një mësim se si të vdesim për kombëtaren. Është e qartë se në këtë euro ne nuk jemi aq realë sa kemi qenë. Megjithatë, më duhet të theksoj se nuk duhet të pështyjmë vetëm keq sepse po flasim për lojtarët dhe ekipin, i cili na ka sjellë shumë gjëra të mira në vitet e fundit në garat e mëdha. Fatkeqësisht, e njëjta gjë vlen edhe për liderin e skuadrës sonë, Luka Modriqin, i cili nuk është ai që ka qenë, siç është rasti me shumicën e lojtarëve tanë në fillim të këtij turneu në Gjermani”.

“Mbetet vetëm të shpresojmë që diçka drastike mund të ndryshojë dhe të luajmë shumë më mirë kundër Italisë sesa kundër spanjollëve dhe shqiptarëve”, përfundoi ai.