Hidromorava

Ish drejtori klinik dyshohet për shpërdorim të pozitës zyrtare

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë ndaj dr. Zijadin Hasanit ish drejtor klinik, ish shef i pediatrisë dhe ish zëdhënës i spitalit në Gjilan. Hasani dyshohet për përvetësim të kundërligjshëm.

Prokuroria Publike Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë kundër dr. Zijadin Hasanit ish drejtor klinik, ish shef i pediatrisë dhe ish zëdhënës i spitalit të Gjilanit në kohën e Xhavit Hajdarit , gjithashtu i akuzuar për marrje të mitos.

Fundamenti

Sipas akuzës së Prokurorisë Komunale të ngritur nga prokurori Esat Ademi dr. Zijadin Hasani dyshohet se që nga viti 2010 deri më 13.09.2012 në vazhdimësi në spitalin regjional të Gjilanit, saktësisht në repartin e pediatrisë i pandehuri me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, në mënyrë që pacientëve privatisht në këtë repart u ka ofruar shërbime duke i dhënë injeksione, duke pranuar nga të njëjtit nga 5 euro për çdo injeksion, derisa vetëm nga e dëmtuara Ganimete Aliu nga Zhegra ka marr 215 euro, duke e dëmtuar palën dhe duke u pasuruar në mënyrë të kundërligjshme për vetën.

Sipas propozim akuzës dr. Zijadin Hasani dyshohet për veprën penale “shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit”. Prokuroria ka paraparë që në seancën kryesore të dëgjohen dëshmitarët dhe të shtjellohen provat kryesore dhe deklaratat e dëshmitarëve./rajonipress/