Fundamenti

Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kosovës për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Polt, ka thënë se Kosova ka të drejtë të kërkojë trajtim reciprok tregtar me Serinë.

Përmes një postimi në Twitter, Polt, duke e shpërndarë një artikull të “The New York Times” me titull “SHBA-ja kundërshton ‘barrierat e reja’ ndaj mallrave serbe”, ka kritikuar presionin që Amerika po i bën Kosovës në këtë rast.

“Nuk ka asnjë arsye që Kosova të mos kërkojë trajtim reciprok tregtar me Serbinë. Presioni i SHBA-së ndaj Kosovës në këtë rast është i gabuar”, ka thënë diplomati Polt, i cili ka qenë ambasador edhe i konfederatës Serbi-Mali i Zi

Mobi Casa

Qeveria e Kosovës, në një vendim të ditës së djeshme, tha se taksa 100% ndaj mallrave serbe do të hiqet, por do të nis së zbatuari parimi i reciprocitetit me shtetin serb.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar Administrata e Trumpit, përmes ambasadës së saj në Kosovë, duke e kundërshtuar vendimin si të tillë.

Ndërkaq, shtetet e BE-së, e edhe Britania e Madhe, e kanë mbështetur vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Ato kanë kërkuar që tashmë të nis dialogu mes dy vendeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.