Hidromorava

ISEPJ promovohet edhe në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Profesionalizmi, angazhimi i kuadrove të reja dhe premtuese si dhe shtrirja e tërë ISEPJ në tërë Kosovën do të jetë sfidë për ne ka thënë Flamur Hyseni.

Në Gjilan në prani të shumë intelektualëve,biznesmenëve,ekspertëve të fushave të ndryshme është promovuar Instituti për Studime Ekonomike,Politike dhe Juridike (ISEPJ). “Ky institut pretendon të jetë gjithëkosovarë dhe të ofrojë njerëz të aftë e të dëshmuar” tha njëri nga themeluesit e saj profesor Flamur Hyseni.

Hyseni tutje duke folur për qëllimin,rolin dhe objektivat e ISEPJ tha se ky institut përmban tri shtyllat kryesore-juridike,ekonomike dhe politike.”Mbi të gjitha profesionalizmi do të jetë në qendër të programit,derisa do të mundohemi që të ofrojmë rreth vetës kuadro të reja dhe premtuese” tha Hyseni.

Uji Dea

Edhe,Burim Haliti ekspert i fushës juridike tha se ky institut do të mundohet të jetë pranë qytetarëve.”Ne nuk do të jemi pjesë hetuese e zyrtarëve qeveritarë sepse nuk dëshirojmë që t`i tejkalojmë kompetencat” tha Haliti.

Nijazi Idrizi deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëri nga themeluesit tha se nga ky institut do t`i jepet shtytje zhvillimit ekonomik të vendit.”Në Kosovë fatkeqësisht edhe 13 vite pas luftës po rriten problemet. Ne nuk do të heshtim para këtyre problemeve sepse realisht disa nga institucionet e vendit janë të politizuara,të paafta dhe të korruptuara” tha Idrizi.

Ndryshe në programin e saj ISEPJ ka për qëllim të hulumtojë dhe studiojë zgjidhjen e problemeve në fushën e ekonomisë,politikës dhe legjislacionit në Republikën e Kosovës duke bërë analiza studimore dhe krahasimore me zgjidhjet që janë bërë në vendet e rajonit dhe më gjerë thuhet në programin e saj./rajonipress/