Eko Higjiena

Isa në Kamenicë: Koalicionet para balotazhit nuk e përcaktojnë fituesin

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kjo frymë e re na bën të besojmë se edhe në balotazh do të dalim të parët, pra edhe në Kamenicë. Mendoj se koalicionet para balotazhit nuk e përcaktojnë fituesin, por juve ju mbetet që të punoni, jo vetëm me votuesit e LDK-së , por edhe të partive tjera ka thënë Isa Mustafa në Kamenicë.

Një javë para se të mbahet balotazhi për kryetar komunash në shumicën e komunave të Kosovës, gjithashtu edhe në Kamenicë , Isa Mustafa i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, të dielën vizitoi degën e LDK-së në Kamenicë. Takimi u organizua me kryesinë e zgjeruar, me kandidatët për këshilltarë në asamblenë komunale e veprimtarë të njohur!

Ardhja e Isa Mustafës në Kamenicë kishte për qëllim ti jepte frymë dhe besim më të fuqishëm, veprimtarëve të LDK-së , por edhe rikonfirmimin e mbështetjes ndaj kryetarit Surdulli thuhet në një komunkatë të LDK-së në Kamenicë, raporton rajonipress.

Mustafa përmendi suksesin e LDK-së në këto zgjedhje e cila doli e para në tërë Kosovën. ”Kjo frymë e re na bën të besojmë se edhe në balotazh do të dalim të parët, pra edhe në Kamenicë. Mendoj se koalicionet para balotazhit nuk e përcaktojnë fituesin, por juve ju mbetet që të punoni, jo vetëm me votuesit e LDK-së , por edhe të partive tjera” ka thënë Mustafa.

Mustafa, gjithashtu, kërkoi që të dalin sa më shumë votues më 1 dhjetor, ku ka mundësi që në rundin e parë edhe votuesit tradicional të LDK-së të mos kenë dalë për ta dhënë votën e tyre”.

Kurse , Shaip Surdulli, kryetar aktual dhe kandidat për kryetar duke iu falënderuar kryetarit Mustafa për ardhjen e tij, në mënyrë të përgjithshme e njoftoi atë për aktivitetet e ngjeshura që është duke i bërë ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Uji Dea

Në fjalën e tij mori një shembull të rikthyerin në LDK nga AAK-ja , Raif Ramabajën. ”Jo vetëm që është rikthyer , por po e jep kontributin e tij në terren, duke marrë pjesë në takime”.

Surdulli kërkoi që kjo javë e mbetur të karakterizohet me intensitetin e punës më të lartë për të gjithë të pranishmit. “ Është e pamundur që të arrij në çdo takim, prandaj kërkoj që edhe ju të mbani takime me individ e grupe të vogla. Keni çka i thoni njerëzve, lirisht bëni krahasime mes meje e Begzad Sinanit. E keni parë në debatin e fundit se ç’farë fjalë katostrofale ka përdorur, ku theksoi se do ta rrënojë shtëpinë e kulturës në Rogaçicë, urën në Topanicë etj. Ne mendojmë të ndërtojmë e meremetojmë e jo të rrënojmë”.

Në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri përdori një gjuhë optimiste, për triumfin e kandidatëve të LDK-së anë e kënd Kosovës. “LDK-ja do të fitojë me siguri në Anamoravë, si në Gjilan e Viti, por do të ishte dëm që të mos fitojë në Kamenicë, pra punoni sa më shumë, sepse vlerat e saja po i çmojnë të gjithë qytetarët“.

Në këtë tubim folën edhe nënkryetari Sabri Morina, Rexhep Leci, Raif Ramabaja etj.

Të gjithë këta shprehën besimin për fitoren e kandidatit të LDK-së, Shaip Surdulli thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.