UBT

Isa Mustafa zbërthen vlerësimin e FMN-së për rritjen ekonomike: Viti 2022 parashihet të jetë sfidues për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë një shpjegim lidhur me interpretimet e Qeverisë për rritjen ekonomike në vend dhe vlerësimin e fundit të FMN-së për këtë çështje.

Mustafa ka shkruar në Facebook se vitin e kaluar Kosova shënoi rritje ekonomike “si rezultat i rritjes së prodhimit, fuqizimit të konsumit dhe rritjes së eksportit”, pasi që në vitin 2020, për shkak të pandemisë “kishin stagnuar të gjitha aktivitetet ekonomike”, raporton Gazeta Express.

“Vitin që e lamë pas, Kosova shënoi rritje ekonomike prej 9.5% (sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar) përkatësisht 9.1 % (sipas Bankës Botërore). Kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes së prodhimit, fuqizimit të konsumit dhe rritjes së eksportit, pasi që në vitin 2020, si pasojë e pandemisë kishin stagnuar të gjitha aktivitetet ekonomike dhe përfunduam me rritje negative ekonomike prej -5.5%. Në këtë aspekt krahasimet me vitin 2020 janë të natyrës formale, prandaj edhe nuk janë tregues i qëndrueshëm”. shkroi Mustafa.

Eco Higjiena

Duke marrë shembull nga rajoni, Mustafa ka dhënë interpretimin e tij për vlerësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar që thotë se Kosova do ta përmbyllë këtë vit me rritje ekonomike prej 2.7%.

“Nga tregjet dhe ekonomitë në zhvillim në Evropë vitin e kaluar, Mali i Zi kishte rritjen më të madhe ekonomike prej 13% (sipas FMN-së) përkatësisht 12.4% (sipas BB) pasuar nga Kroacia prej 10.2%. Por sikurse Mali i Zi ashtu edhe Kroacia kishin pësuar rënie të madhe ekonomike në kohë të pandemisë (2020)Viti 2022 parashihet të jetë sfidues për Kosovën”, shkroi Mustafa.

“Vlerësimet e këtij muaji nga FMN flasin se Kosova do të përmbyllë këtë vit me rritje ekonomike prej vetëm 2.7%. Rritje më të ulët (2.4 %) parashihet të ketë vetëm Bosnja dhe Hercegovina. Shkak i kësaj rënie vlerësohet të jetë inflacioni i lartë, bilanci i pavolitshëm tregtar, rënia e investimeve publike dhe atyre private, rënia e konsumit për shkak të rritjes së çmimeve duke mbajtur pagat e pandryshuara në sektorin publik dhe ndikimi indirekt nga lufta në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.