UBT

Isa Mustafa thotë se grevat në arsim i ka organizuar Kadri Veseli

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka fajësuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për grevat në arsim.

Mustafa ka shkruar në rrjetin social Facebook se Veseli i gjeti paratë për ngritjen e pagave në arsim, për të cilat sipas tij Haradinaj nuk i kishte.

I pari i LDK-së ka thënë se grevat i ka organizuar Kadri Veseli, duke pretenduar se për këtë bëri edhe marrëveshje për ndërprerjen e grevës, transmeton Telegrafi.

“Pesëqind mijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Ai sot, në rolin e ‘Kryeministrit’ arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka. Nga kjo rezulton se Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva”, ka shkruar Mustafa.

Mobi Casa

Ai gjithashtu ka thënë se po e pret marrëveshjen që Veseli do ta bëjë javën e ardhshme.

“Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë Veseli javën e ardhshme”, përfundon postimi i Isa Mustafës në Facebook.

Ndryshe, greva në arsim u pezullua sot pas një marrëveshje ndërmjet SBASHK-ut dhe qeverisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.