Fundamenti

Isa Mustafa premton votën për Forcat e Armatosura, jo për vendet e rezervuara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës do të votoj themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës thotë lideri i saj, Isa Mustafa, duke shtuar se nuk guxon të implikohet ky proces në pazare politike, por duke vlerësuar si të përmbushura detyrimet ndaj minoriteteve. “Dhe ne kemi të gjithë përgjegjësi për ato Forca dhe Lidhja Demokratike ju garantojë se do të votojë dhe s’ka kush çka e thërret LDK-në që të votojë sepse ajo është Forcë e jona, por LDK-ja le ta kenë të gjithë të qartë nuk do të bëjë pazare me Forcat e Armatosura të Kosovës… Ne i kemi përmbushë detyrimet tona ndaj minoriteteve, i kemi përmbushë shumë më shumë se sa që ata e meritojnë në bazë të kushtetutës dhe e meritojnë në bazë të gjendjes reale të pjesëmarrjes së tyre në popullatën e Kosovës, e kemi përmbushë sepse kemi pasë dëshirë që t’i integrojmë dhe të zgjidhim një herë e përgjithmonë problemin e tyre”, shprehet lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas Isa Mustafës po konkurron me vetveten, sepse sipas tij, atë që se ka bërë për dy mandate po mundohet ta bëjë për dy muaj, duke u shprehur se Thaçi “po tenton ta mundë vetveten”.

Mustafa thotë se nuk dëshirojnë që më tutje ta mbajnë vëmendjen e qytetarëve duke u marrë me problemin e Serbisë, me problemin e fqinjëve, por dëshirojnë që vëmendjen e qytetarëve ta përqendrojnë në zgjidhjen e problemeve jetike të tyre.

RCCOLA

Këto komente Mustafa i ka bërë gjatë tubimit me Degën e Katërt të LDK në Prishtinë, përkatësisht atë të Dardanisë, në të cilën ju ndanë mirënjohje themeluesve të kësaj nëndege dhe ju dhanë libreza 12 të rinjve.

Ndër ata që morën mirënjohje si themelues të kësaj nëndege të LDK-së në Prishtinë, ishte edhe Lulzim Peci, por për KosovaPress ai ka konfirmuar se nuk i është bashkuar këtij subjekti, dhe se “as nuk e kam në plan me u anetarësu”.