GRANDEMALL

Isa Mustafa për Bujar Bukoshin: Kolos i pavarësisë, i ditur, i drejtë, i pastër si loti, kam shumë për të thënë, sot s’mundem më gjatë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi, duke deklaruar se për të njëjtin ka shumë për të thënë porse sot, nuk mund të shkruajë gjatë, shkruan Gazeta Express.

Mustafa në reagimin e tij të bërë në Facebook e ka cilësuar Bukoshin si ”kolos të pavarësisë”, dhe si një person që ka qenë i ditur, i drejtë dhe ‘‘i pastë si lot”’.

Ish-kryeministri Mustafa ka thënë edhe se është vështirë se mund të matet kontributi i Bukoshit, i cili ka punuar në ”kohë të pakohë”.

“Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës dr Bujar Bukoshi i cili iku nga kjo jetë Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti. Kontributi i tij vështirë se mund të matet, sepse punoi në kohë të pakohë, ku vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës e drejtoi përpara. Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar ai.

GRANDEMALL

Përndryshe, Mustafa kishte shërbyer si Ministër i Financave në qeverinë e Bukoshit.

Bukoshi ishte emëruar kryeministër i Qeverisës së Kosovë në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës me 1991 dhe gati për një dekadë kishte punuar nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

Ndërsa sot, Bukoshi ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.