Hidromorava

Isa Mustafa nuk do të jetë kandidat për Prishtinën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa, nuk do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen kësaj vjeshte. Ai është kandidat i LDK-së për kryeministër, prandaj kjo parti pritet të garojë me një kandidat tjetër. Për LDK-në, Prishtina mbetet “një kështjellë e pamposhtur”, ndërsa synon këndelljen e saj dhe rikthimin e bastioneve të dikurshme.

Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, po koncentron energjitë për të fituar sfidën e saj të vazhdueshme të zgjedhjeve – kryeqytetin. Por edhe “Vetëvendosje”, e cila aktualisht nuk udhëheq me ndonjë komunë, po synon të fitojë pushtetin, jo vetëm në një apo dy komuna, por në shumicën prej tyre.

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se zgjedhjet duhet të mbahen në vjeshtë dhe se nuk ka arsye për shtyrjen e tyre.

LDK-ja, sipas Hazirit, pretendon një kthim në të gjitha komunat. “Shikuar nga numri, nga përqindjet dhe nga mbështetja që ka nga zgjedhjet e fundit është parë qartë se LDK-ja e ka një mbështetje të fuqishme të qytetarëve”, shprehet Haziri, sipas të cilit në disa komuna LDK-ja është detyruar të qëndronte në opozitë për shkak të abuzimit me votat, duke përmendur rastin e Gjilanit, Prizrenit e Lipjanit. Ai propozon rishikimin e Ligjit për zgjedhjet, me qëllim garantimin e së drejtës së votës.

Edhe partia në pushtet, PDK-ja , e cila ka kryer në pjesën më të madhe reformën e saj të brendshme, tashmë ka filluar të mendojë rreth përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Kryetari i porsazgjedhur i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, thotë se i kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Tani është një strukturë e re. Natyrisht ka edhe aktivistë që kanë qenë edhe më përpara, por është pasuruar edhe me kuadro të reja”, shprehet Çelaj. Sipas tij, PDK-ja e ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor pothuajse në të gjitha nëndegët e saj në Prishtinë dhe tani po punohet me përgatitjet për zgjedhjet lokale.

United Hospital

Çelaj thotë se po synon konsolidimin e strukturës ekzistuese dhe tërheqjen e kuadrove të reja profesionale.

Sa i përket kandidatit për Prishtinë, Çelaj tha se kjo do të diskutohet pas konsolidimit të Kryesisë së PDK-së në qendër. Ai shprehet se zgjedhja për kryetar dege nuk e bën atë me automatizëm edhe kandidat për kryetar komune.

Partia e cila e ka sprovuar veten në zgjedhjet e mëhershme, por që nuk ka pasur rastin të qeverisë, lëvizja “Vetëvendosje” gjithashtu synon që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë disa komuna.

Dardan Molliqaj, nga lëvizja “Vetëvendosje” thotë se subjekti i tyre nuk është i koncentruar në një rajon, por në gjithë Kosovën. “Jemi subjekti më aktiv sa i përket opozitës jo vetëm në nivel vendi, por edhe atë lokal. Kemi organizuar me qindra tubime, dhjetëra aksione, tryeza dhe konferenca për media lidhur me problemet lokale, duke i theksuar keqpërdorimet me financat publike, nepotizmin e deri te mentaliteti i mbrapshtë qeverisës”, tha Molliqaj.

Edhe “Vetëvendosje” shprehet se është e interesuar për Prishtinën, por nuk jep ndonjë kandidat të mundshëm për këtë garë.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.