ARKATANA

Isa Mustafa, në situatë të vështirë me ministrin Jabllanoviq

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kërkesat e qytetarëve të Gjakovës për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq, nuk po merren parasysh nga kryeministri Isa Mustafa.Ai as të dielën nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me shkarkimin e ministrit serb, që i ka quajtur egërsira nënat gjakovare.

Mustafa, që ka nderuar familjen e Enver Malokut në 16- vjetorin e vrasjes, ka thënë se nuk është momenti të flitet për këtë temë.

Por, atë që nuk e bën shefi i saj, e ka bërë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo ka shkruar në “Facebook” se gjuha e ministrit Jabllanoviq është e njëjtë me propagandën shoviniste serbe, e cila me vite të tëra, edhe në televizionin shtetëror serb, ushqente urrejtje ndaj shqiptarëve duke i quajtur ata njerëz me bishta, apo kafshë.

GRANDEMALL

Ndërkohë, analisti Artan Muhaxhiri ka pohuar se kryeministri Mustafa është në situatë të vështirë. Ai ka pohuar se politikanët serbë në Kosovë janë të përkëdhelur nga bashkësia ndërkombëtare.

Në protestën e së shtunës në Gjakovë, ka pasur kërkesa edhe për dorëheqjen e Isa Mustafës për mosreagim të duhur. Kurse janë paralajmëruar edhe protesta masive në Prishtinë. /KTV/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.