Fundamenti

Isa Mustafa në Gjilan : Po kthehet koha e Rugovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Isa Mustafa gjatë prezantimit të kandidatëve për këshilltar komunal të LDK-së në Gjilan tha se me këto tubime masive dhe me pjesëmarrje të shumë njerëzve po na kthehet koha e Rugovës kur LDK tubimet i mbante jashtë palestrave. LDK nuk është parti e ëndrrave sepse ajo tani do ta fitojë Gjilanin dhe do ta bëjë realitet.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa është ndier i emocionuar të enjten në prezantimin e kandidatëve për këshilltar komunal në Gjilan. Isa Mustafa pasi ka parë shumë njerëz në teatrin e qytetit tha se kjo po ma përkujton kohën e Ibrahim Rugovës kur tubimet i mbanim jashtë palestrave.”Po kthehet koha e Rugovës sepse LDK po bëhet e madhe dhe po fuqizohet. Edhe në Gjilan LDK po bëhet e madhe dhe e fuqishme. Duke parë këtë masivitet në LDK unë kam i bindjen, shpresoj dhe besoj gjithsesi se do t`i fitojmë të gjitha komunat e Kosovës” tha Mustafa raporton rajonipress.

Mustafa tha se LDK nuk është parti e ëndrrave siç po na thotë dikush.”LDK kësaj radhe do ta bëjë realitet fitoren në Gjilan sepse jemi parti e mirë e stabile dhe u mbetet kandidatëve tanë që të punojnë në mënyrë të përgjegjshme”.

RCCOLA

Mustafa tha se kohëve të fundit janë formuar shumë iniciativa dhe unë kërkojë nga ato që t`i bashkohen LDK-së sepse ne jemi parti e madhe. Mustafa tha se tashmë shumica e LDD-së ka kaluar në LDK derisa ka aderime të shumta edhe nga të tjerët .”Thjeshtë kemi një masovizim të LDK-së”.

Kurse Lutfi Haziri duke bërë publik emrat e 38 këshilltarëve të KDK-së tha se herën tjetër do t`i mbyllim edhe stadiumet sepse LDK po rritet e po bëhet më e fuqishme.”Qytetarët e Gjilanit kësaj radhe do ta ndëshkojnë këtë keqqeverisje dhe ne do të fitojmë pa balotazh” tha Haziri./rajonipress/