KKGJILAN

Isa Mustafa ndryshon kurs

/ 1 minutë lexim

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se Kosova ka vlerat e saj për t’ia bashkuar këtij bashkimi shtetesh e kombesh të lira.

Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova nuk mund të vazhdojë me minimin e sundimit të rendit dhe ligjit.
“Ne nuk mund të vazhdojmë me shtetin e kapur nga korrupsioni. Ne nuk mund të vazhdojmë me improvizimin e demokracisë”, ka shkruar ai.

Uji Dea

Më tej, Mustafa ka shtuar se, 64 vjet më parë, Evropa u ngrit mbi të kaluarën e saj dhe filloi një rrugëtim të ri, të ndërtuar mbi parimin e bashkimit të vlerave.

“Kosova, ka vlerat e saj për t’ia bashkuar këtij bashkimi shtetesh e kombesh të lira. Shqiptarët, do të bashkohen nën këtë kulm, me vlerat e tyre të jashtëzakonshme, unike dhe të pazëvendësueshme. Për t’i rivendosur vlerat e shteteve dhe kombit tone, aty ku e kanë vendin, ne duhet të ndryshojmë kurs”, ka vlerësuar lideri i LDK-së.