FIDANISHTJA

Isa Mustafa: LDK-ja do të kthejë besimin e elektoratit me 17 tetor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka folur lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor.

Ai beson që LDK-ja do të arrijë ta kthej besimin e elektoratit të vet derisa përmend zgjedhjet nacionale për të cilat thotë se rrënuan logjikën e çdo pritjeje apo parashikimi normal.

Edhe pse ishte kryetar i LDK-së kur kjo e fundit mori pjesë në zgjedhjet nacionale me 14 shkurt të këtij viti, Mustafa thotë se u përdorë propaganda e shpëlarje e trurit si brenda ashtu edhe jashtë.“Zgjedhjet e fundit kanë rrënuar logjikën e çdo pritjeje apo parashikimi normal. Ato ishin propagandë dhe larje e trurit e mbështetur nga brenda e jashtë. Këto zgjedhje nuk e meritojnë të jenë si ato të fillimit të këtij viti”, ka thënë Isa Mustafa.

Uji Dea

E, duke folur për kandidaturat e shpallura për kryetar të komunave, Mustafa thotë se beson se LDK-ja ka bërë zgjedhjen e duhur dhe do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve.“Uroj që LDK të ketë bërë zgjedhje të mira si për kryetarë të komunave po ashtu edhe për këshilltarë të kuvendeve komunale dhe që të përmbushen pritjet e votuesit të LDK-së dhe të qytetarëve, sepse qeverisja lokale ka rëndësi tepër të madhe për çdo njeri”, ka thënë Isa Mustafa për Front Online.

Për disa kandidatë thotë se kanë qeverisur mirë, e disa të tjerë nuk i njeh.“Janë një pjesë e kandidatëve që edhe më parë kanë drejtuar komunat me qeverisje të mirë e të suksesshme. Ka edhe kandidatë të rinj që mund të jenë vlerë e shtuar për LDK-në dhe për qeverisjen lokale. Një pjesë të kandidatëve nuk e njoh, prandaj edhe përmbahem nga cilësimet”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.