Isa Mustafa: Ka kaluar koha e kriminelëve dhe tradhtarëve

Kryeministri Isa Mustafa në Kuvendin e Punës së LDK-së ka thënë se zgjedhjet e ardhshme dhe fitorja e LDK-së varet nga performanca e tyre në këtë mandat.
“Votat që do të marrim në dy parë zgjedhje varet nga performaca që do e bëjnë ministrat dhe kryetarët e komunave nga radhët e LDk-së”.
Ai edhe njëherë ka thënë se asnjë ministër i LDK-së nuk është i përfshirë në ndonjë aferë korruptive, njofton Klan Kosova.
Mustafa ka kërkuar nga antarët e LDK-së që në të ardhmen interesat e partisë të vihen para ambicieve personale.
Isa Mustafa: Ka kaluar koha e kriminelëve dhe tradhtarëve
Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, se koha e kriminelëve dhe tradhtarëve ka kaluar. Ka kërkuar të shkohet përpara e të mos harxhohet kohë duke u marrë me ta.
“Kriminelët dhe tradhtarët s’duhet të bëhen pjesë e fjalorit tonë. Ajo periudhë ka kaluar”, ka thënë Mustafa, në Kuvendin e Punës së LDK’së.
Më këtë rast, ai është vetlavdëruar dhe të njëjtën e ka bërë edhe për partinë e tij. Ka thënë se janë duke u bërë kthesa historike për Kosovën derisa ka paralajmëruar edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës./zeri/