FITORJA

Isa Mustafa: Jam i pastër

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Isa Mustafa nuk i frikohet dëshmisë që Musa Daka i dha një Prokuroreje të EULEX’it në lidhje me keqpërdorimet në Fondin e 3-Përqindëshit. Ai, përmes Zëdhënësit, tha se akuzat e Dakës janë shpifje dhe përpjekje për ta dëmtuar LDK’në. Njeriu që administroi paratë e mërgimtarëve gjatë viteve 90-të ndihet plotësisht i pastër.

Isa Mustafa nuk i merr seriozisht fjalët e Musa Dakës. E aq më pak deklaratat që Daka i dha në EULEX. Ai vazhdon të pohojë se ky i fundit ia ka inatin LDK’së, prandaj edhe po flet çka është një e zezë kundër kësaj partie. Duket se ai po e nënvlerëson aq shumë sa të shtunën nuk u mor personalisht me këtë çështje. Në vend të tij folën zyrtarë tjerë të partisë.

Sipas Fidan Jupollit, zëdhënësit të LDK’së, dëshmia që Daka ia dha misionit ndërkombëtar për sundimin e ligjit në Kosovë nuk është aspak e rëndësishme për partinë e as për kryetarin.

“Sa i përket Fondit të 3 përqindëshit, atëbotë Qeveria e Kosovës të gjitha raportet financiare të këtij fondi ia ka dorëzuar organeve kompetente”, ka thënë të shtunën Jupolli për Express.

FIDANISHTJA

Sipas zëdhënësit të kësaj partie, secili qytetar dhe krejt institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme për të gjitha këto raporte.

“Krejt e dinë se ku kanë shkuar dhe si janë shpenzuar paratë e fondit cent për cent”, sqaron ai.

Jupolli thotë se janë vetë udhëheqësit e 3-përqindëshit ata që janë kujdesur që ky raport t’i dorëzohet edhe Kuvendit e edhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Prandaj kryetari dhe e gjithë Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se çdo deklaratë e Musa Dakës është veç një akuzë politike kundër partisë sonë”.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.