Eko Higjiena

Isa Mustafa i përgjigjet akuzave të Osmanit: Ishte një interpretim rruge, nga dikush që rastësisht është presidente

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila mbrëmë në një debat televiziv hodhi akuza të ashpra në drejtim të tij për çështjen e Asociacionit.

Ajo në një intervistë në “Kanal10” tha mbrëmë se ish-kryeministri Mustafa dhe akterët tjerë të asaj kohe kanë të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen e Asociacionit, “kanë rrezikuar raportet me miqtë ndërkombëtarë”.E Isa Mustafa duke folur për lajmi.net ka thënë se “punët e shtetit nuk bëhen ashtu siç i komenton Osmani”.

Siç është shprehur Mustafa, marrëveshja e nënshkruar nga ai e njeh si “arbitër” kryesor Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për çështjen e Asociacionit.Në këtë kontekst, Mustafa i ka ka çuar porosi Osmanit se punët e shetit nuk bëhen me “logjikën hajt se ndoshta”.“Nuk bëhen punët e shtetit ashtu siç i komenton znj. Osmani.

Hidromorava

Dokumenti që unë e kam nënshkruar në vitin 2015 dhe kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Vuçiq, njeh si arbitër kryesor Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për çështje të Asociacionit. Këtë rol nuk e njeh marrëveshja e parë e ratifikuar në Kuvend. Prandaj punët e shtetit nuk bëhen në logjikën hajt se ndoshta… Ky është interpretim rruge dhe s’duhet të jetë i një individi që rastësisht është president”, ka thënë Mustafa.

Madje ai ka sfiduar të paren e shtetit që ta provojë nëse Serbia do ta nënshkruante një dokument ku e pranon rolin e Gjykatës Kushtetuese.“Unë i them Vjosës, hajt provone edhe një herë, nëse Serbia e pranon rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe e nënshkruan një dokument të tillë apo tjetër”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Kujtojmë se Asociacioni i Komunave Serbe është temë aktuale ditëve të fundit. Kjo pasi që SHBA-të dhe BE-ja po i kërkojnë me ngulm qeverisë së Kosovës që ta implementojë të njëjtin si pjesë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.