Isa Mustafa: Është ditur nga dita e parë që zgjedhja e Thaçit s’ka pasur shkelje procedurale

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që hodhi poshtë ankesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thacit president.
Mustafa gjatë vizitës që i bëri kompanisë Vala ka thënë se që nga dita e parë është ditur se nuk ka pasur shkelje në procesin e zgjedhjes së Thaçit president.
“Është ditur që nga dita e parë që s’ka pasur shkelje procedurale lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit president”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/