HW

Isa Mustafa e quan fallxhor Kadri Veselin: Thotë se LDK nuk e nënshkruan paktin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur qëndrimin e saj në lidhje me paktin me dhjetë pika për luftën kundër korrupsionit, të prezantuar sot nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes së cilit, sipas tij, mund të kthehet besimi i qytetarëve ndaj politikanëve në luftimin e kësaj dukurie negative

Pas takimit me deputetin e CDU-së, Peter Beyer, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur kundër nënshkrimit të paktit kundër korrupsionit, pasi partia që ai drejton ‘nuk dëshiron të qesë fall dhe të bëjë dokument fals”.

HW

“Ne nuk nënshkruajmë as pakt, as dokument. Ne e luftojmë vetë korrupsionin dhe e kemi qëndrim themelor të LDK-së. Nuk dëshirojmë me qit fall për korrupsionin dhe të bëjmë dokument fals”, tha Mustafa.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka deklaruar se përmes paktit kundër korrupsionit, mund të kthehet besimi i qytetarëve ndaj politikanëve në luftimin e korrupsionit. Veseli madje iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike ta nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.