ARKATANA

Isa Mustafa: Ata që e thyen qafën për listën e VV’së nuk mund ta marrin flamurin e Rugovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se ata që janë larguar nga LDK’ja dhe që i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të marrin as kulturën e as flamurin e presidentit historik Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata Mustafa i bëri gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Podujevë.

“Ne me VV’në dhe me ata që janë afër kësaj partie kemi dallime të mëdha ideologjike. Ne dallojmë shumë. Prandaj ata që janë për demokraci janë me ne. Ata që janë për shtet unitar janë me VV’në. Ne do ta bëjmë dallim me kulturën tonë, e Ibrahim Rugovës që nuk mundet me e vjedh askush, e as ata tonët që e kanë thy qafën dhe kanë shku në listën e VV’së s’mund ta marrin. As flamurin e Ibrahim Rugovës e as himnin ‘Kur ka ra kushtrimi në Kosovë’”

Ai llapjanëve u bëri thirrje që ta votojnë Avdullah Hotin për kryeministër.

FIDANISHTJA

“Mos tju shkon mendja me e votu dikë tjetër. Do ti votoni kandidatët për deputet të LDK’së, do ta votoni kandidatin për kryeministër të LDK’së. Ky është fati i Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës”, ka thënë ai.

Mustafa foli edhe për sondazhet që po e nxjerrin LVV’së si partinë fituese të zgjedhjeve.

“LDK’ja duhet të fitojë dhe do të fitojë. Ne ia lëmë VV’së sondazhet dhe ne i marrim votat sepse ne e kemi besimin e qytetarit. Ne e kemi qeverisur Kosovën dhe në mënyrën më të mirë. Ne e kemi pasur besimin e qytetarëve dhe i falënderojmë për këtë besim”, ka thënë Mustafa. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.