Isa e Thaçi takohen në avion! Thaçi lutë Isën për zgjedhje më 25 maj

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka lutur liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që zgjedhjet të mbahen në javën e fundit të majit. Për dallim prej herëve të kaluara ku dy liderët janë takuar nëpër restorante, kësaj radhe ata kanë pasur një takim më special, ata janë takuar në avion, ku ishin duke udhëtuar për Bruksel. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Blic një burim brenda PDK-së.
Sipas këtij burimi, Thaçi e Mustafa kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin aeroplan për Bruksel, ku kryeministri po merrte pjesë në takimin e radhës me Dacicin.
Kryeministri ka biseduar me liderin e LDK-së, dhe e ka lutur që zgjedhjet të mbahen para qershorit, gjegjësisht në javën e fundit të majit.
Kryeministri në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga Hajredin Kuçi, Blerim Shala dhe pjesëtarë tjerë të delegacionit kosovarë që kanë marrë pjesë në këtë takim me Dacicin. Gazeta Blic.