Uji Dea

Isa, deputetëve të LDK-së: Askush të mos mungojë të mërkurën në seancën e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dita e mërkurë do të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën. Të paktën kështu e ka vlerësuar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili i ka mbledhur deputetët e tij, dhe ua ka bërë shumë të qartë që të mërkurën duhet të jenë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Një burim i afërt me kryetarin e LDK-së, i ka thënë Gazetës Blic se të enjten Mustafa i ka mbledhur të gjithë deputetët e partisë së tij, dhe ka kërkuar nga të gjithë që të jenë të pranishëm në seancën e së mërkurës, kur pritet të votohet çështja e EULEX-it dhe e Gjykatës speciale për krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Neve të enjten na ka thirr Isa Mustafa dhe na ka thënë se asnjë deputet nuk mund të udhëtoj jashtë shtetit, dhe arsye sipas tij është se duhemi me qenë në seancën e së mërkurës”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic, i afërt me Isa Mustafën.

FITORJA

Sipas këtij zyrtari të lartë të LDK-së, grupi parlamentar i LDK-së do të votojë pro tribunalit.

Në takimin e së enjtes, sipas këtij burimi, nuk është folur për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Megjithatë, kryetari i LDK-së po insiston që zgjedhjet të mbahen më 8 qershor, kurse shpërndarja e Kuvendit të ndodhë menjëherë pas votimit të tribunalit dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it nga ana e Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.