Ironizon “Vatra”: Fluturon, fluturon kryetari e Komuna

Gjilan – Në tabelat financiare të cilat janë shfaqur në publik për shpenzimet e komunës së Gjilanit shihet se komuna e Gjilanit ka shpenzuar 11,490.59 euro për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit… bileta aeroplani e hotele etj thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.
Reagimi i plotë:
Ne shohim të shpenzimet udhëtime zyrtare, por ne s’kemi parë vizita të zyrtarëve komunal jashtë vendit të cilat kanë mundur të shfaqen në media si vizita zyrtare. Në këto mijëra euro bie që janë shpenzuar shumë bileta udhëtimi.
Ne pyesim publikisht tani komunën dhe zyrtarët tjerë, të cilët kanë shpenzuar para publike për këto bileta, se a kanë sjellje ndonjë investim në Gjilan?
Dhe cilat janë ato vizita zyrtare?