Ironizon Riza Abdyli me NISMA në Gjilan: “Ne dhe Kina, një miliard”

Gjilan – Pra, të thuash se NISMA Social demokrate në Gjilan, duke themeluar nëndegë në Gjilan po e tkurr PDK-në, ta kujton atë krahasimin satirik të kohës së aleancës shqiptaro-kineze të viteve të socializmit, kur kishte lindur ajo parulla “Ne dhe Kina, një miliard”. Pra, për fund, dua të ju zgjoj nga ëndrra për t’ju treguar që ndikimi i Nismës në tkurrjen e PDK-së është i papërfillshëm dhe çdo tentativë për ta krahasuar është banale, një taktikë e bërë bajate në Kosovë duke u munduar për ta rritur vlerën apo peshën politike me anë të polemikave me më të fortin ka thënë Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së në Gjilan.
“Është mirë që PDK është bërë lajtmotiv i disa partive të vogla të cilat aktivitetin e tyre e bazojnë në ëndrrën për PDK-në. Të thuash se ke marrë diçka nga PDK-ja, apo të kesh sadopak, padyshim se është vlerë, por kur kjo nuk është e vërtetë, bëhet fjalë për ëndërr ose për mashtrim. Për këtë, ne si PDK na vjen keq për ëndrrat e parealizuara të shumë aktivistëve dhe për këtë shprehim mirëseardhjen për të gjithë ata të cilët ndihen të paplotësuar në parti të vogla dhe të pakonsoliduara, duke u ofruar mundësinë e rikthimit që të sfidohen kështu në konkurrencën e vlerave reale, e jo t’i bëjnë qejf vetes në të ashtuquajtura parti, duke jetuar gjatë gjithë aktivitetit të tyre me obsesionin e PDK-së në ndërdyje” ka thënë Riza Abdyli.
“Pra, të thuash se NISMA Social demokrate në Gjilan, duke themeluar nëndegë në Gjilan po e tkurr PDK-në, ta kujton atë krahasimin satirik të kohës së aleancës shqiptaro-kineze të viteve të socializmit, kur kishte lindur ajo parulla “Ne dhe Kina, një miliard”. Pra, për fund, dua të ju zgjoj nga ëndrra për t’ju treguar që ndikimi i Nismës në tkurrjen e PDK-së është i papërfillshëm dhe çdo tentativë për ta krahasuar është banale, një taktikë e bërë bajate në Kosovë duke u munduar për ta rritur vlerën apo peshën politike me anë të polemikave me më të fortin” ka thënë Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së në Gjilan./rajonipress/