KKVITI

Irani kërkon vrasjen e reperit Najafi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Reperi Iranian, Shahin Najafi, i cili ka kohë që jeton dhe punon në Gjermani, është tërhequr nga jeta publike. Ai fshihet në një vend sekret, pasi në vendlindjen e tij është shpallur shpërblimi prej 100 mijë dollarëve – për eliminimin e tij – pasi në një nga këngët gjoja ka fyer imamin shiit, Ali Naghi

Najafi kohë më parë ka lansuar singlin e ri “Naghi”, përmes të cilit kritikon pushtetin iranian për shkelje të të drejtave të njeriut, për represion dhe për zgjedhjet kontroverse presidenciale të vitit 2009. Singli e mban emrin sipas Naghit, mësuesit fetar të shekullit të IX, për të cilin shiitët besojnë se është një nga 12 imamët që janë trashëgimtar të profetit Muhamed. Reperi e fton imamin të kthehet dhe ta shpëtojë Iranin nga çuditë që po i ndodhin sot.

Përmendje e emrit të imamit ka shkaktuar zemërim në Iran. Kënga është shpallur si blasfemi, fillimisht në faqet konservatore të internetit dhe në blogje. Pastaj, dy mësues fetarë të Iranit e shpallën fatvan kundër tij.

Uji Dea

Faqja fetare iraniane shia-online ka njoftuar shpërblimin prej 100 miljë dollarëve për vrasjen e tij, duke e bërë nga ky këngëtar një “Salman Rushdie të hip-hopit”.

“Nuk mund të besoj se kjo po ndodh. Unë jam 31 vjeç dhe gjithë jetën e kam para”, tha Najaf për media, gjatë një bisede ku nuk e ka cekur vendin se ku gjendet e ku mbrohet nga policia gjermane.

Reperi thotë se me vargjet e tij nuk e ka lënduar askënd, prandaj nuk e ka ndërmend të kërkojë falje. /Telegrafi/