ARKATANA

IQZH në Zhegër kërkon vazhdimin e procesit mësimor të klasave të dhjeta

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Iniciativa Qytetare e Zhegrës(IQZH), që udhëhiqet nga Ruhan Kurteshi i ka dërguar një shkresë zyrtare Nazmi Musës dhe Lutfi Hazirit ku kërkojnë prej tyre vazhdimin e procesit mësimor për klasët e dhjeta në paralelet e ndara në Zhegër.

Iu drejtohemi me kërkesën për vazhdimin e procesit mësimor në klasat e dhjeta për paralelet e ndara të shkollës së mesme “Marin Barleti” në Zhegër. Siç e dini paralelet e ndara të Shkollës së Mesme të Lartë në Zhegër funksionojë që nga viti 1972. Në këto paralele mësimet i vijojnë mbi 230 nxënës nga Zhegra, Gjilani dhe fshatrat për rreth thuhet në letrën zyrtare të IQZH.

Po ashtu mbi 320 nxënës nga Zhegra me rrethinë i vijojnë mësimet në shkolla të ndryshme në qytetin e Gjilanit. Në këto paralele mësimi zhvillohet me vështirësi sidomos pas zhvendosjes së nxënëseve të shkollës fillore “Agim Ramadani” në shkollën e re. Pasi që nga ajo kohë (shtator 2011) në paralelet e ndara në Zhegër nuk është investuar fare.

Mobi Casa

Siç jemi të njoftuar në një takim të mbajtur nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan është marr vendim për zvogëlimin e paraleleve për klasat e dhjeta, me këtë vendim shkollës së mesme “Marin Barleti” , gjegjësisht paraleles së ndara në Zhegër i zvogëlohet numri i paraleleve nga dy që janë aktualisht në një paralele.

Nxënësit, prindërit, profesorët dhe qytetaria aktive janë kategorik kundër zvogëlimit të kësaj paralele. Aq më tepër kur në një të ardhme të afërt pretendojmë të bëhemi komunë. Po ashtu edhe këshilli i arsimtarëve të shkollës së mesme “Marin Barleti” në Gjilan, në mbledhjen e tyre më 9 maj 2014, kanë formuar komisionin për bisedime me Drejtorin e arsimit, kryetarin e komunës dhe Ministrin e arsimit me qëllim kundër zvogëlimit të paraleleve.

Prandaj kërkojmë nga Ju që të: revidoni vendimin tuaj për zvogëlimin e paraleleve, të hapen paralele në drejtime të reja atraktive për nxënës, të përmirësohen kushtet e punës dhe të ndërtohet një shkollë e re. Shpresojmë që kërkesa jonë do të merret në shqyrtim thuhet në fund të letrës./rajonipress/