RCCOLA

Inxhinieri Hysamedin Ahmedi dorëzoi karrocën elektrike për personat me aftësi të kufizuara…

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Inxhinieri i Elektroteknikës, z. Hysamedin Ahmedi, sot e dorëzoi një karrocë elektrike për persona me aftësi të kufizuara, stafit të Qendrës për Punë Sociale në Preshevë. Këtë akt humanitar të profesorit Hyska e përshëndeti edhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Preshevë, z. Liridon Latifi.

Kjo karrocë do t’i jepet dikujt që ka nevojë. Për këtë inxhinieri Hyska, shprehet i kënaqur që kësaj karroce, të ardhur nga shtetet perëndimore, ia rregulloi defektet që kishte më përpara dhe tani është e gatshme për shfrytëzim.

Uji Dea

Edhe drejtori Latifi e falënderoi inxhinierin dhe donatorin nga Presheva, i cili ka dashur të jetë anonim, dhe ka sjellur karrocën, të cilën z. Hysamedin e ka rregulluar dhe e ka bërë të gatshme për dhurim.

Këso donacione janë të mirëseardhura për këtë grup të personave që edhe ata të lëvizin nëpër qytet si të tjerët…/bilall maliqi/rajonipress/