Uji Dea

Investohet edhe në Novobërdë

/ 2 minuta lexim

Novobërdë – Të premten është bërë përurimi i renovimit të dyerve dhe dritareve në shkollën fillore “Milladin Popoviq” në fshatin Bostan të Novobërdës. Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri ka falënderuar për donacion zyrën e Kryeministrit të Kosovës – zyra për çështje të Komuniteteve për investimin në këtë shkollë fillore të komunitetit serb.

Me këtë rast Kryetari i Komunës Ymeri ju adresua drejtorit dhe punëtorëve të kësaj shkolle që për çdo problem apo nevojë që ka shkolla t’i drejtohen Komunës dhe bashkarishtë t’i evitojnë ato.

“Ne kemi qenë për festën e vitit të ri ku kemi shpërndarë nxënësve të kësaj shkolle dhurata dhe kemi parë se ka nevojë për renovimin e dyerve dhe dritareve dhe menjëherë ju jemi drejtuar zyrës së Kryeministrit (Zyrës për çështje të Komuniteteve) që të na ndihmoj me donacion për t’i bërë këto renovime. Ju jemi falënderues zyrës së Kryeministrit të cilët menjëherë kanë shprehur gatishmërinë për t’i evituar këto probleme që ka kjo shkollë” u shpreh Kryetari Ymeri.

Mobi Casa

Ndërsa Srgjan Popoviq Drejtor për çështje të komuniteteve,Zyra e Kryeministrit theksoi se “Unë kam kënaqësinë që sot gjendem në mesin e juaj dhe me vije shumë mirë që zyra jonë ka pasur mundësinë të ndihmojë në renovimin e kësaj shkolle,dhe shpresoj se me kushtet më të mira për mësim do të jeni edhe më shumë të angazhuar në vijimin e mësimeve kështu që në të ardhmen që komuna e juaj të jetë krenare me sukseset e juaja”.

Po të njëjtën ditë u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunimi në mes të Komunës së Novobërdës dhe zyrës për çështje të komuniteteve,zyra e Kryeministrit lidhur me ndërtimin e një shtëpie për një rast social në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës. /radiopremiera.info /