RCCOLA

Investitorët i kishte tremb Luta, sa ishte kryetar komune

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan -Investime të mërgimtarëve tanë po ndodhin gjithnjë e më tepër në tërë Komunën tonë. E pse një pjesë e mërgimtarëve tanë akoma po hezitojnë të investojnë kapitalin e tyre në Gjilan, këtë e di më së miri Lutfi Haziri, i cili ia kishte mbledhë ajkën këtij kapitali duke i trembur trishtueshëm mërgimtarët tanë investitorë thotë Surdulli.

Ndaj deklaratave të Lutfi Hazirit rreth mungesës së investimeve në Gjilan ka reaguar zyra e kryetarit. Shefik Surdulli zëdhënës për informim në një reagim ka thënë se “Po ia rikujtojmë vetëm një prej shumë rasteve, zotit Haziri, se si mërgimtarët tanë dhanë parat avans për banesat që i kishte nisur së ndërtuari me aq pompozitet në të ashtuquajturën “Bukuroshja e qytetit” e cila më pas u shndërrua në një dinosaur të vërtetë ndërsa ata që kishin dhënë paratë e tyre të fituara me djersën e kurbetqarit, sot e asaj dite po enden nëpër gjyqe me shpresë se do t’u kthehen ndonjëherë!

Kurbetqarët tanë, tash po ndjehen rehat dhe të sigurt kah do që po lëvizin në Komunën e tyre, sepse vetëm tash ata po e ndjejnë pushtetin tamam të vetin. Aq lart qe ngritur zhgënjimi dhe dekurajimi i tyre me udhëheqjen e atëhershme të LDK-së e Lutës “dora vet”, sa që shumë syresh kishin heqë dorë edhe nga pushimet vjetore në vendlindje ka sqaruar Surdulli.

Sipas tij kurbetqari ynë, po befasohet kur çfarëdo shërbimi që kërkon në administratën komunale, përveç që e merr shpejt e me cilësi atë shërbim, ai nuk i fut para në xhepa shërbyesve civil apo parisë së komunës, siç ka ndodhë në kohën e Hazirit.

“Qeverisja në komunën e Gjilanit, ka krijuar dhe po krijon në vazhdimësi klime të mirë e të besueshme për t`i tërheqë investitorët e huaj po edhe kapitalin e mërgimtarëve tanë. Miliona euro investime po ndodhin në Gjilan.Është rast i rrallë, mbase edhe në botë, që qeveria amerikane përmes USAID-it i jep në besim menaxhimin e resurset të saja, një komune, siç është Gjilani, përmes një pilot projekti prej 100 milionëve, që është në realizim. Kjo, i hedh poshtë përrallat e Hazirit për mungesë sigurie të investimeve dhe ambient korruptiv.

Mobi Casa

Sudulli ka thënë se përgjegjësinë e qeverisjes në komunën e Gjilanit, nga 2007-ta e tehu, qytetarët ia kanë besuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe është punë e saj me kë lidhë koalicione e me kë jo.

Dhe, pavarësisht nga gabimet e njërit prej drejtorëve të shkarkuar të koalicionit qeverisës, ai nuk është aq naiv e i marrë të ju besoj ju zoti Haziri, e të trokas në derën tuaj, sepse, veç tjerash, në njërën nga të shtunat tuaja, nga po e njëjta “tezgë pazari” pati dal një vartës juaji partiak dhe nuk kish lënë gjë të keqe pa thënë po për këtë drejtor të shkarkuar, e që ju tash e lavdëroni me aq hipokrizi!

Në mesin e kuadrove tuaja që i keni ngritur në qiell duke i thurur lavde, e që për fat të keq edhe tash po i mbroni, është edhe mbetja e fundit e qeverisjes së Hazirit, ish drejtori i Spitalit Regjional, i cili, pas shumë dyshimeve për skandale e afera korruptive, u zu nga policia e Kosovës (jo e Serbisë!) “me pelë për dore”.

Dhe ju, në vend që të distancoheni nga këto veprime të ndaluara të kuadrit tuaj, zotit Hajdari, si parti që i thoni vetit më e madhja opozitare e më seriozja, ia hidhni fajin PDK-së, e tash së fundi, me emër kreut të saj, Izmi Zeka, zv.ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës duke e akuzuar atë se “ka aplikuar metodë policore të politikanëve”.

Metodat policore të politikanëve, po i dishit ju zoti Haziri, ne nuk kemi mundur t`i mësojmë sepse vet kemi qenë viktimë e tyre, para po dhe pas lufte ka përfunduar Surdulli./rajonipress/