FIDANISHTJA

Investitorë turq me origjinë shqiptare kërkojnë më shumë siguri për të ardhur në Kosovë

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Bursa, në kuadër të së cilës bën pjesë edhe Jilldirimi si qytet i vëllazëruar me Gjilanin, e ka të zhvilluar sidomos industrinë e tekstileve, ushqimore dhe atë të auto pjesëve. Afaristi me prejardhje shqiptare nga qyteti i Gjilanit, Fahretin Gylener ka themeluar një zonë të tërë industriale në regjionin e Bursës.

Një delegacion i komunës së Gjilanit, i përbërë nga vendimmarrës, zyrtarë komunalë dhe shoqëria civile, ka përfunduar një vizitë në regjionin e Bursës, ku ka takuar biznesmenë të njohur me origjinë shqiptare, të cilët i kanë inkurajuar për të investuar në Gjilan dhe Kosovë, duke i siguruar ata se tani ka një klimë të mirë për ta bërë këtë, për dallim nga periudha e pasluftës.

Selim Selmi, kryesues i delegacionit komunal që përbëhej nga Jakup Bajrami, Sadudin Berisha, Ejup Haziri, Elisah Ymeri, Arben Mehmeti, Arben Maliqi, Sami Azemi, Nuhi Nuhiu, Fazli Abdullahu, Ilmi Limani, Sadri Arifi, Hevzi Matoshi, Isa Shefkiu dhe të tjerë, ka thënë se Gjilani ka nevojë për investime, meqë ende ka një nivel të ultë zhvillimi, sikurse e gjithë Kosova, ndërkohë që nevojat për vende pune janë të mëdha.

Bursa, në kuadër të së cilës bën pjesë edhe Jilldirimi si qytet i vëllazëruar me Gjilanin, e ka të zhvilluar sidomos industrinë e tekstileve, ushqimore dhe atë të auto pjesëve. Afaristi me prejardhje shqiptare nga qyteti i Gjilanit, Fahretin Gylener ka themeluar një zonë të tërë industriale në regjionin e Bursës.

Ai është i gatshëm të investojë edhe në Kosovë, ku siç ka thënë, ka qenë 24 herë për t`i parë kushtet që ofron vendi ynë, bashkë me disa biznesmenë të tjerë, por nuk e ka gjetur ambientin e duhur, prandaj kanë shkuar në Maqedoni, ku kanë hapur fabrikën e prodhimeve të qumështit.

Uji Dea

“Unë i kam sjellë në Kosovë tre biznesmenët më të mëdhenj në Turqi, për të parë se çka mund të bëjmë për Kosovën, por fatkeqësisht, për momentin nuk kemi bërë asgjë”, ka thënë ai, ndërkohë që e inkurajon Kosovën të punojë shumë. Kosova ka nevojë për punë. “Jeta i do ata që punojnë”, u ka thënë Gylener bashkëvendësve të tij nga qyteti i Gjilanit.

Edhe Shaban Adiler, një biznesmen tjetër me origjinë nga Kosova, është i interesuar të hap në Gjilan një fabrikë për prodhimin e këmishëve të markës angleze, ku do të punësoheshin dhjetëra veta, por kërkon që t`i sigurohet hapësira ku mund ta fillojë punën. Ai po pret që t`i bëhet një ofertë për të ardhur me projektin e tij në Kosovë.

Turqia ka arritur të bëhet vendi i dytë në botë për eksportin e prodhimeve të saj, pas Kinës. Keskin Ozegen, kryetar i Asociacionit të Komunave të Evropës Juglindore, thotë se Turqia deri vonë ishte shumë prapa perëndimit, por sot ka arritur ta tejkalojë Evropën. “Ne jemi sot dhjetë vjet përpara Evropës“, thotë Ozgen.

Porosia e biznesmenëve me origjinë shqiptare në Turqi, për Kosovën, është që t`i përkushtohet punës, nëse do ta tejkalojë Serbinë. Kosova mund të forcohet vetëm me punë, me shumë punë. Kosova sot është e lirë dhe nuk ka nevojë të vdes më askush për lirinë e saj. Për Kosovën sot duhet të vdiset duke punuar.

Vendimmarrësit komunalë kanë premtuar se do të angazhohen për t`i forcuar lidhjet me biznesmenë shqiptarë në Turqi dhe për të inkurajuar autoritetet vendore në krijimin e kushteve të duhura për investimet e jashtme./rajonipress/

Mund të ju interesoj: