Fundamenti

Investimet e huaja direkte dhe zhvillimi i balancuar ekonomik i Kosovës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Raif Ramabaja – Investimet e huaja direkte (IHD-foreing direct investment), sot janë forma ma prezentë e lëvizjes ndërkombëtare të kapitalit dhe ino-kreditimit, të cilat përfshijnë lidhshmërinë afatgjate të ekonomive të shteteve të ndryshme, të rajonit, Evropës dhe më gjerë.

Raporti në mes investimeve dhe zhvillimit ekonomik është paradigma kryesore e teorisë bashkëkohore të ekonomisë dhe hipoteza qendrore e shumë ligjëratave. Nuk ka dyshim se investimet sot paraqesin faktorin kryesor të zhvillimit regjional dhe ekonomik të vendeve në tërë botën, e në veçanti të shteteve në tranzicion.

Duke studiuar raportin e kursimeve,investimeve dhe rritjes ekonomike, Paul Samuelson dhe Ëillian Nordhaus mendojnë se faktorët kyç në këtë raport janë : ambienti stabil makroekonomik, e drejta e garantuar në pronësi dhe para së gjithash rendimentet e pritshme në investime.

Në dy dekadat e fundit kemi një trend të rritjes së IHD në tërë botën, e në veçanti në shtetet që kanë kaluar në ekonomi të tregut. Mjerisht, kjo nuk vlenë për shtetin tone Kosovën, e cila në këto vitet e fundit, në vend të rritjes – dyfishimit, ka ramje të investimeve të huaja direkte, për shkaqe tanimë të njohura për publikun, siç janë :

– Jostabiliteti politik ( një porosi e keqe për investitorët);

– Politikat e pakjarta dhe padefinuara makroekonomike ;

– Korrupsioni dhe krimi i organizuar (i përze investitorët);

– Pasiguria juridike mbi pronën ( i demotivon investitorët).

– Paaftësia e njerzëve kompetent për joshjen e investitorëve.

Investimet e Huaja Direkte (IHD)në Kosovë ( 2007 -2015)

( Në miliona €)

Nr. V i t e t : Sh u m a : V ë r j t j e :

01. 2007 440

02. 2008 366

03. 2009 287

04. 2010 365

05. 2011 394

06. 2012 229

07. 2013 259

FIDANISHTJA

08. 2014 151

09. 2015 320

10. T o t a l i : 2811

Burim : Raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Open Data Albania

Vendet e zhvilluara janë ofruesit por edhe shfrytëzuesit më të mëdhenj të IHD. Kosova si kur më parë, sot ka nevojë për investime substanciale, të cilat mund të arrihen përmes IHD dhe duhet të jenë katalizatori kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit.

Me këtë do të : rritet punësimi, futet teknika dhe teknologjia e re në prodhim, rritet gama e produkteve, hapen tregje të reja dhe rritën aftësitë menaxheriale.

Zhvillimi i balancuar ekonomik i Kosovës, nuk është çështje individuale, por çështje e
interesit kombëtar !

Në shtetin me tranzicion siç është Kosova, me probleme të shumta ekonomiko-politike, me mungesë të kapitalit vetanak, rendësi të veçante për zhvillimin e balancuar ekonomik në kushtet e tanishme afariste kanë investimet e huaja direkte. Këto investime në kushtet e globalizimit dhe rendit të ri ekonomik, e kanë rolin kryesor shtytës të zhvillimit ekonomik edhe të Kosovës. Teknologjia e avancuar, dija menaxheriale,qasja në tregjet e jashtme, janë vetëm disa nga përparësitë të cilat bartin me vete IHD.

Komleksiviteti i problemeve të trashëguara dhe atyre të vetëkrijuara shoqëroro-ekonomike në Kosovë, me paraqitjen edhe të “varfërisë tranzicionale” të shteteve të regjionit, kanë ndikuar në nevojën e përcaktimit të qasjes së re të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

E ky koncept i ri i zhvillimit ekonomik duhet të bazohet në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, sepse siç dihet Kosova nuk ka kapital të nevojshëm vetanak. Nevojiten pra investime kapitale në blerjen e teknologjive të reja më bashkëkohore në prodhim. Pak ka dobi nëse investohet shumë, por në teknologji të gabuar.

Tërheqja e IHD do të ndikoj në rritjen ekonomike të vendit, përmirësimit të kualitetit të
jetesës, zvogëlimin e migrimit demografik, zvogëlimin e shpenzimeve të shërbimeve komunale, përmirësimin e infrastrukturës institucionale, rritjen e inovativitetit, konkurueshmërisë dhe performancave eksportuese të ekonomisë Kosovare.

Me definimin e ndikimit të investimeve të huaja direkte dhe analizën komparative të indikatorëve ekonomik, do të sigurohet baza për shfrytëzimin sa më efikas të investimeve, me qëllim të zhvillimit të balancuar ekonomik të Kosovës nëpër të gjitha komunat.

Ligji i ri Mbi Partneritetin Strategjik me investitorët e rinjë eventual në Kosovë, është mirë që është aprovuar para disa muajëve, por neve na duhet edhe një tjetër Ligj mbi Ndryshimin e Mentalitetit tonë primitiv e që nuk po mundemi ta shërojmë kurrsesi. Duhet të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin ligjet e Kosovës, të funksionojë institucioni i përgjegjësisë dhe llogaridhënës për çdo person pa dallim partie, apo statusi shoqëror që ka. Në anën tjetër, të mira janë vetëm ato vendime,strategji dhe ligje që zbatohen në
praktikë.

Zhvillimi i balancuar ekonomik i Kosovës, nuk është çështje individuale, por çështje e interesit kombëtar !

Pra, IHD e kanë kuptimin e plotë në qoftë se ato dislokohen nëpër të gjitha komunat e Kosovës, e jo vetëm në ato komuna nga vijnë qeveritarët ( siç e kemi tani situatën).

Kjo ç`asje, do të siguroj zhvillimin ekonomik në tërë Kosovën, e njëherit edhe pengimin e migrimit demografik i të rinjëve drejtë qendrave regjionale apo kryeqytetit, çka është katastrofike për komunat e vogla të cilat dita ditës po boshatisën.

Zhvillimi deri diku i barabartë ekonomik mund të arrihet me alokimin e balancuar të investimeve në të gjitha komunat e Kosovës, me çka do të krijohet baza për tërheqjen e investimeve të reja. Komunat e vogla, siç janë duke u zhvilluar proceset tani, kanë të drejtë të thonin se “Edhe ne jemi Kosovë”.

Për këtë na nevojitet një Strategji mbi Zhvillimin e Balancuar Ekonomik në tërë Kosovën, të cilën tani nuk e kemi./rajonipress/