United Hospital

Investime në infrastrukturë: Zgjerohen rrugët dhe rritet siguria për qytetarët në Viti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Vitisë ka vazhduar me realizimin e projekteve infrastrukturore, duke synuar përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Sipas drejtorit Arton Musliu, në fshatin Vërban është bërë zgjerimi i rrugës në hyrje të fshatit, si dhe është realizuar shtrimi me zhavorr i anësoreve të rrugës “Rexhep Emerllahu”.

Ndërkohë, punimet kanë vijuar edhe në disa zona të tjera, ku është bërë shtrimi me zhavorr në dy segmente të rrugës “Hasan Prishtina” në Viti, si dhe në fshatrat Beguncë dhe Sllatinë e Poshtme. Po ashtu, është realizuar edhe rregullimi i parkingut në shkollën e Pozhoranit.

Eco Higjiena

Këto ndërhyrje, sipas autoriteteve komunale, kanë për qëllim rritjen e sigurisë në lëvizjen e nxënësve, qytetarëve dhe automjeteve, duke krijuar kushte më të mira për qarkullim dhe jetesë.

Nga Drejtoria për Shërbime Publike bëhet e ditur se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.