Eko Higjiena

Intervistë me Danjiela Petani, me prejardhje nga Arbëreshët e Zarës

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Petani: “Kur njeriu i njeh rrënjët , përkatësisht të kaluarën e tij, lehtë do të udhëtojë në ardhmëri”.Intervistoi: Sylejman Morina – “Çdo arritje e arbëreshëve në fusha të ndryshme, më gëzon dhe më bën të njehëm mirë dhe krenare, sidomos sukseset e familjes së gjerë Petani, siç ishte rasti me kampionin botëror në zhytje në thellësi me një frymëmarrje Bozhidar Petani, si dhe personalitete Tjera”, kështu u shpreh profesoresha e gjuhës kroate Danijela Petani.

Ajo është lindur në Zarë më 1973, nga prindërit arbënesh. Megjithëse jeton në qytet ajo pati fatin që vetëm 5 vite t’i kaloi në Arbënesh (Arbanas), afër sheshit të “Zonjës Loret “, të katundit të dikurshëm, tani paralagje e Zarës.

Pak gjëra i kanë mbetur në kujtesë zonjës Petani, të cilat nuk do t’i harroj asnjëherë ato momente të kaluara në Arbanas. Shkollimin fillor të mesëm dhe fakultetin filozofik i ka mbaruar(2000) në qytetin e Zarës.

Ndërsa në vitin 2011, ka diplomuar në bibliotekari në fakultetin e filozofik të Zagrebit në degën, shkenca informative dhe komunikim. “Disa vite kam punuar si mësuese e gjuhës dhe letërsisë kroate, ndërkaq në pesë vitet e fundit punoj si bibliotekiste në dy shkolla fillore”, ka thënë Petani duke shtuar se, orarin e punës e plotëson duke punuar në dy institucione shkollore: në shkollën fillore “Juraj Barakoviq” në Razhancë si dhe në shkollën fillore “Voshtarica” në Zarë.

Ajo është e kënaqur që punon në dy shkolla e kolektive të ndryshme që ia mundësojnë të punoj në mënyra të ndryshme. Shkolla “Juraj Barakoviq” në të cilën nxënësit i vijojnë mësimet gjerë në klasën e tetë e cila gjendet 20 km. larg qytetit të Zarës.

Sipas Danijelës, gjatë viteve të fundit roli i bibliotekave shkollore në Kroaci ka pësuar ndryshime, dhënia e librave lexuesve është vetëm një pjesë e punës së bibliotekave bibliotekat nëpër shkolla janë pikat qendrore në të cilat organizohen punëtori të ndryshme, grupet teatrore i zhvillojnë ushtrimet, nxënësit shoqërohen dhe lexojnë aty.

Ndërsa sa i përket shkollës fillore “Voshtarica” në Zarë, e cila dallon nga shkollat tjera në nivel të Zhupanisë së Zarës, sepse për fëmijët me aftësi të kufizuar (probleme zhvillimore) është organizuar ndryshe puna e bibliotekës.

Materialet e bibliotekës në të shumtën i shfrytëzojnë, nxënësit, mësuesit,edukatorët, rehabilituesit, kurse biblioteka shfrytëzohet edhe për aktivitete të ndryshme: ushtrime, biseda, punëtori etj. Kjo shkollë nxjerr edhe gazetën shkollore shumë të pasur me materiale me titull: “Mendula” të cilën e redakton Danjela, njëherit paraqitet me shkrime, si punëtorët tjerë dhe nxënësit. Pos temave të ndryshme që i paraqesin në gazetë, janë të përfshira të gjitha zhvillimet dhe aktivitetet e ndodhura në shkollë.

Fundamenti

Ishim të interesuar ta dimë se prof. Danijela a din të flasë arbënisht? ajo është përgjigjur, “Mjerisht, fare pak fjalë i di arbnisht edhe pse të ndjerët babai e gjyshi flisnin atë”. Baba im ishte shumë i lidhur me Arbneshin, çdo pas dite shkonte atje për t’u takuar me shokët e tij. Pos shëtitjes edhe të luaj me letra që arbënesht kanë krijuar një traditë në këtë lojë. Zakonisht mëngjesi i së dielës ishte gjithherë i rezervuar për meshën e së dielës, në kishën “Zonja jon” (Zonja Loret) të Arbneshit. Por, gjithmonë më është dukur interesante arbnishtja ajo përzierje gjuhësore, të cilën e përbën gjuha arbëneshe, por me ëndje i kam dëgjuar si flisnin ata mes vedi. I ndjeri babai im, gjithherë na sillte libra të cilat flisnin për arbreshët e Zarës, dhe gjithherë ka tentuar neve fëmijëve, mua dhe vëllezërve të mi, e që tani njëri është tregtar e tjetri marinar të na japin dituri mbi historinë e arbneshëve të Zarës.

Por, se sa i përcjell krijimtarinë letrare të shkrimtarëve arbënesh, dhe organizimin e komunitetit arbënesh në tërsi?

Daniejela u përgjigj: me vëmendje e përcjell krijimtarinë e shkrimtarit talentuar arbnesh Ivica Mateshiq -Jeremija, ndërsa komunitetin arbënesh e konsideron si mirë të organizuar duke përmend: Shoqërinë e Arbëneshëve të Zarës, ekipet sportive, shkollën e re fillore me një objekt shumë të bukur, bibliotekën, shumë moderne dhe të pajisur e cila në tabelën informuese gjithherë i njofton arbëreshët me aktivitetet e lidhura në bashkësinë e tyre. Edhe pse aktualisht nuk jetoj në Arbanas, ndihem sikur po më ikin ngjarjet që po ndodhin atje,por asnjëherë nuk e humbas festën e arbëreshëve kushtuar “Zonjës Loret” që mbahet çdo vit më 10 qershor, që nga fëmijëria gjithherë ka qenë një moment i veçantë kur kalonte procesia rrugëve të Arbëneshit, që me pa durim pritej momenti i kalimit nën statujën e “Zonjës Loret” dhe njëherit t`i luteshim për diçka.

Arbëneshët e kanë shëtitoren shumë të bukur përgjatë detit, pastaj Karma që për mua paraqet vendin më të dashur për larje dhe rrezitje, prof. Danijelën e pyetem se a ka pasur probleme për shkak këtij mbiemri arbëresh?

Danijela u përgjigj, kategorikisht se asnjëherë nuk ka pasur probleme për shkak mbiemrit,
përkundrazi ajo që nuk është e zakonshme dhe shpesh shumica e njerëzve duke komentuar “çfarë mbiemri të bukur keni?”. Natyrisht se zarasit po sa të dëgjojnë këtë
mbiemër e dinë që jam arbëreshe dhe thonë, “ju jeni nga Arbanasi” Po a kishte dëshirë ta vizitonte vendin nga janë të parët e saj, e pyeta Danijelën?

Megjithëse shumë më pëlqen udhëtimi, si dhe shfrytëzoj çdo mundësi për të udhëtuar. Natyrisht, me kënaqësi e kisha vizituar vendin e të parëve të mi. Mendoj,se kishte me qenë shumë interesante t`i vizitosh ato vende nga të cilat të parët tanë dikur moti (1726) ia kishin mësyrë në drejtim të Zarës, u shpreh ajo.

Në fund Danijela e kishte mesazhin e sajë duke u shprehë: “Mendoj që është tipike për secilin arbëresh dhe arbëneshe që të jetë jashtëzakonisht krenar me trashëgimin e
tyre, si dhe në bazë të mundësive të ruaj dhe kultivoj atë”. Kur njeriu i njeh rrënjët e tija, gjegjësisht të kaluarën e tij, lehtë do të udhëtojnë ardhmëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.