Intervenimi te kolegu e largon nga puna ministren kroate

/ 1 minutë lexim

Zagreb, 8 qershor – Kroacia ka dhënë të enjten një shembull të fuqishëm se është e gatshme për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Mirela Holy, ministre në moshë më e re në Qeverinë e re të Zoran Milanoviqit, ka dhënë dorëheqje nga posti ministror të enjten.

Uji Dea

Arsyeja ka qenë zbulimi i mediave se para tre muajsh i kishte dërguar një e-mail drejtorit të Hekurudhave Kroate, një ndërmarrje publike, përndryshe e kolegut partiak në Partinë Social-demokrate, duke e lutur të mos e përjashtojë nga puna një nëpunëse e cila është ankuar se mund të pësonte për shkak të ndryshimeve në qeveri, ndërsa ajo kishte fituar vendin e punës gjatë qeverisë së mëparshme.

Ajo kishte thënë se për këtë interesohet vetëm në baza „thjesht njerëzore“ e jo politike. Sapo u bë skandal ky e-mail, ministrja Holy, përndryshe një nga pjesëtarët më të popullarizuar të qeverisë së re të Kroacisë, i paraqiti kryeministrit kroat Zoran Milanoviq dorëheqjen duke u arsyetuar se „,me sjelljen time të pamatur i kam bërë dëme qeverisë.