UBT

INTERPOL-i e heq kryeministrin Haradinaj nga lista e të kërkuarve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.

Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës.

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Insajderi se sot është tërhequr nga lista e INTERPOL-it kryeministri Haradinaj.

UBT

Derisa ishte duke u zhvilluar ntakimi mes dy qeverive në Shqipëri, Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Manxhuni qëndruan në një vizitë në Lyon të Francës.

Edhe pse nuk dihet se çfarë u diskutua aty, menjëherë pas ardhjes së tyre në Kosovë, 18 personat që ishin në kërkim ndërkombëtar nga Serbia, u larguan nga lista.

Edhe disa muaj pas ndalimit të Haradinajt në Francë, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga INTERPOL-i heqjen nga lista e të kërkuarve, për kosovarët që kishin urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia./Insajderi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.