UBT

Interpol dhe Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Bekim Thaqi – Kohëve të fundit tema e anëtarësimit të Kosovës në Interpol sikur është rikthyer në tavolinë dhe agjendat shtetërore të vendit tonë. Normalisht, aplikimi në Interpol do të duhet të ishte një proces i vazhdueshëm dhe i arsyeshëm, duke parë mundësitë që do të zgjeroheshin në shkëmbimin e informatave, përvojave dhe zbatimin më të mire të marrëveshjeve me vendet anëtare të Interpolit.

Qasja në Interpol ka shumë benefite si për policinë e Kosovës, ashtu edhe për Ministrinë e punëve të Brendshme, dhe në aspektin ndërkombëtar do të paraqiste edhe një mundësi më të madhe për afirmimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirëpo, në këtë vit duhet të merret parasysh edhe momentumi dhe disponimi i vendeve anëtare dhe gjithashtu edhe gatishmëria e aleatëve tanë për ta dërguar procesin deri në fund.

Mobi Casa

Mendoj se asesi nuk do të dëshironim të na përsëritet viti i kaluar dhe dështimi i anëtarësimit në Interpol. Hedhja e fajit sa andej e këndej nuk na ndihmon shumë pasi duhen bërë analiza dhe studime para procesit dhe një lloj studimit i fizibilitetit para se të aplikohet sërish në këtë organizatë.

Me gjithë situatën momentale në botë dhe ndoshta momentumin jo të përshtatshëm për krijimin e një klime dhe lobimi të mirëfilltë për anëtarësim këtë vit Kosova do duhej të pauzonte dhe të përgatiste një strategji më efektive dhe më imponuese , me një koordinim sa më të mire me vendet të cilat e përkrahin Kosovën dhe ku i gjithë procesi do të kurorëzohej me pranim në Interpol. Më mirë të përgatitemi ashtu si duhet dhe të presim një ose dy vite se sa të harxhojmë kot energji dhe para dhe në fund të mbesim duarthatë dhe bile të krijojmë një klimë disfatiste e cila nuk na duhet në asnjë moment dhe asnjë mënyrë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.